Dy ditë e rrethuar nga arinjtë, gjendet 55-vjeçarja në Alaskë

18 Qershor 2021, 09:10Lifestyle TEMA

Një e apasionuar pas ecjeve në natyrë humbi për gati dy ditë në Alaskë, ku u ndoq nga një numër i madh arinjsh.

Fina Kiefer, 55 vjeçe, u raportua e zhdukur rreth orës 01:00 të së martës pasi telefonoi bashkëshortin e saj për ndihmë, sipas raportimeve nga Departamenti i Sigurisë Publike në Alaskë.

55-vjeçarja i tha bashkëshortit të saj se ishte ndjekur nga arinjtë, ndërsa kishte përdorur një spraj kundër tyre.

Autoritetet dhe ekipe vullnetare dolën menjëherë në kërkim të 55-vjeçares duke kërkuar zonën nga toka dhe ajri të martën dhe të mërkurën. Pak pasi kërkimi u ndalua të mërkurën për shkak të motit të keq, një nga vullnetarët vuri re 55-vjeçaren dhe arriti ta shpëtonte atë. Fina Kiefer u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka pësuar lëndime serioze.

1 komente në “Dy ditë e rrethuar nga arinjtë, gjendet 55-vjeçarja në Alaskë”

  1. ?????? says:

    Ta kishin kap ariu i madhe do e kishte pedhunuar komplet llapen ariu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje