“I kishte të gjitha shpresat tek ai”, nëna e Karolinës nuk dyshoi kurrë tek dhëndri: Është e tronditur dhe e mbushur me revoltë

19 Qershor 2021, 11:19Rajoni TEMA

Nëna e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti në Greqi po e përjeton tragjedinë nga e para tashmë që u zbulua e vërteta. Mediat në vend, duke cituar njerëz të njohur pranë gruas, thonë se si në familjen e vajzës ashtu edhe në atë të Babis Anagnostopulos situata është dramatike.

Nëna e Carolinë është në gjendje shoku pasi nuk kishte dyshuar për asnjë minute tek dhëndri.

“Susanna është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”

Hariklia Theodorou tregoi për mediat se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe për këtë arsye e reja nuk donte që ta mërziste me realitetin që po përjetonte në martesën e saj.

“Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar.”

Ndërsa e pyetur për Babis, ajo tregon: Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule.”

Edhe familja e pilotit 32-vjeçar është në gjendje të rënduar.

“Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besojë, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë.” 

1 komente në ““I kishte të gjitha shpresat tek ai”, nëna e Karolinës nuk dyshoi kurrë tek dhëndri: Është e tronditur dhe e mbushur me revoltë”

  1. Borici says:

    Kjo eshte rraca e pabese greke, krime b., q. pa hesap ndaj grave dhe femijeve te pambrojtur. Te ra per pjese ta provoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje