Zbulohen monedhat e rralla që nga periudha e Vdekjes së Zezë

20 Qershor 2021, 10:42Lifestyle TEMA

Dy monedha ari të veçantë të humbura në periudhën e murtajës ose siç njihet ndryshe Vdekjes së Zezë, janë gjetur nga një kërkues metalesh. Monedhat të cilat i përkasi mbretit Edward III janë23 karat. Mendohet se ato kanë humbur rreth vitit 1344.

Ekspertja Helen Geake u shpreh se monedhat e këtij lloji sot vlejnë 12 mijë Paund dhe ata që i zotërojnë janë nga shtresat e larta të shoqërisë.

Pas pushtimit norman në Britaninë e asaj kohe ndodheshin në qarkullim vetëm monedhat e argjendta. Ishte mbreti Edward ai i cili vendosi që të rifuste në përdorim monedhat e arta.

Ato quheshin florina. Monedhat u prodhuan në vitin 1344, por u tërhoqën brenda disa muajsh.

Ekspertët besojnë se shumë pak persona i përdornin këto monedha sepse kishin vlerë të madhe dhe vlenin sa një ditë pune.

1 komente në “Zbulohen monedhat e rralla që nga periudha e Vdekjes së Zezë”

  1. Baliu says:

    Keto monedha paskan qene ne dore te nje “doreshtrenguari” te madh !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje