Didi Hamann pati kritika të ashpra për Cristiano Ronaldon gjatë ndeshjes Portugali-Gjermani, që përfundoi me fitoren 4-2 të gjermanëve.
Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, tani në rolin e komentatorit, u acarua kur Cristiano Ronaldo bëri një pasim me takë, pasi më parë ia kishte kaluar topin sipër kokës mbrojtësit Rudiger dhe bëri sikur do ta priste me duar.
“Të habit me këto veprime. E dimë që mund ta bëjë diçka të tillë, nuk ka nevojë që ta tregojë. Mendoj se është nënvlerësim ndaj kundërshtarit. E dimë që ai dhe Messi janë më të mirët, nuk duhet të bëjë kot si budalla në fushë”, tha Hamann.
“Nuk arriti asgjë me atë veprim, maksimumi i dha forcë kundërshtarëve për të përmbysur rezultatin”, shtoi Hamann.
Ha Molle O Gjermano !!!
Shume budalla ky gjermoni.Keto jane aftesite e nje lojtari te mire,qe nuk mund ti beje cdo kush.Mbrojtesi gjerman ngeli si peme.Arsyetim skandaloz i ketij ish futbollistit.
Nuk i pleqejne Didi Hann dhe na plasi ne tifozeve qe keto finde te Ronaldos na zbavisin.
Ne fund rezultati 4-2, me gola sigurisht, jo me finde!
Veprim shume argetues dhe teknik i nje lojtari te madh, por Ronaldos portugez, tekanjoz e te perkedhelur, dielli i shfaqjeve te tilla spektakolare, i perendon nje here e pergjithmon diten e merkure, pas ores 22.40…