Yjet e Anglisë i kanë premtuar shokut të skuadrës, Phil Foden, se do t’i lyejnë të gjithë flokët biond, si ai, nëse fitojnë Euro 2020.
Para nisjes së turneut Foden u bë viral në rrjetet sociale, pasi leu flokët me një ngjyrë të verdhë, thuajse në të bardhë, njësoj si Paul Gascoigne 25 vite më parë, kur Anglia arriti deri në gjysmëfinalet e Euro ’96.
“I thashë shokëve që nëse fitojmë do të duhet t’i lyejnë të gjithë flokët si unë, dhe të gjithë ranë dakord”, tha Foden për “talkSPORT”. “Shpresojmë të fitojmë dhe do t’i shihni të gjithë me të njëjtën prerje flokësh, mendoj se Rumania e ka bërë një herë… Do të jetë argëtuese”.
Në fakt, skuadra kombëtare rumune e ka bërë këtë në Kupën e Botës së vitit 1998.
Endres qe ka ky ekip qe nuk te thote asgje i thone ndryshe:po te kete halla koqe do te quhet xhaje!Ekip per kampione eshte ky.
Dicka te tille thane dhe ne 1996-ten ,dhe atehere e kishin te sigurt titullin , bile kishin lene ne fushe te bente idjotlleqe nje lojtar qe qe kric gomari komplet ,Pol Gaskogne ……gjermanet u treguan vendin , dhe i kthyen ne depresione psikologjike dhe ne pianecer pothuajse te gjithe lojtar eatehershem , moren kupen brenda ne Angli , nuk jam kundra Britanikeve , thjesht shikojne cdo event me nje ironi dhe fudullek thua se u takon medoemos ,dhe me e keqia nuk vene mend kurre …..te njejtat ne 2018,ua nguli Kroatia…..por dhe tani , dhe se kane kuptuar qe te maresh Europianin duhet pune dhe jo llafe dhe dengla …..nje nga 3 ekipet e fitojne Europianin , Gjermani France , Itali ……..Anglia kurre ne bote