Italia do përballet me Wales, në ndeshjen e fundit të grupeve të EURO 2020. Tekniku i Azurrëve, Roberto Mancini dhe homologu i tij, Page kanë vendosur për rreshtimet, me anë të të cialve, ekipet do zbresin në fushë. Trajneri i italianëve ka preferuar të bëjë një rotacion, duke futur në lojë lojtarë si Belotti, Bernandeschi, apo edhe Chiesa. Në krahun tjetër, nga minuta e parë e nis Bale.
Italia ka grumbulluar deri më tani 6 pikë në dy ndeshje, me kualifikimin tutje që është arritur. Wales është e dyta me 4 pikë.
FORMACIONET:
Italia (4-3-3): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson; Jorginho, Verratti, Pessina; Bernardeschi, Belotti, Insigne.
Walles (4-2-3-1): Ward; Roberts, Gunter, Rodon, N. Williams; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Ampadu.
Turqi-Zvicër është një nga dy sfidat e ditës së sotme në EURO 2020. Të dyja ekipet luajnë një ndeshje “jetë a vdekje” për 3 pikë pasi barazimi I nxjerr jashtë Europianit. Zvicra aktualisht ka vetëm një pikë pas barazimit ndaj Uellsit, ndërsa Turqia nuk ka asnjë pikë pasi është mundur në dy sfidat e para. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare e te Zvicra do të luajnë nga minuta e parë dy shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri.
Turqi: Ugurcan, Zeki Çelik, Merih, Çaglar Soyuncu, Mert Muldur, Kaan Ayhan, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoglu, Irfan Can, Cengiz Under, Burak Yılmaz.
Zivcër: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Embolo, Shaqiri, Seferovic.