Talenti polak, Kacper Kozlowski thyen rekordin e Bellingham

20 Qershor 2021, 12:32Sport TEMA

Poloni-Spanjë hyn në historinë e futbollit europian. Adoleshenti i përfaqësueses polake, Kacper Kozlowski, 17 vjeç e 246 ditë, u bë lojtari më i ri që aktivizohet në finalet e eventit madhor, duke thyer rekordin e Jude Bellingham, i cili kur u aktivizua në ndeshjen Angli – Kroaci nga trajneri Gareth Southgate ishte 17 vjeç e 349 ditë.

Futbollisti i Pogoń Szczecin, i lindur më 16 tetor 2003, u hodh në fushë nga Paulo Sousa në minutën e 55-të në vend të Klich.

Bellingham, kundër Kroacisë, kishte thyer rekordin e mëparshëm, i cili i përkiste holandezit Jetro Williams, që në Euro 2012, në ndeshjen Holandë-Danimarkë, kur ishte 18 vjeç dhe 71 ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje