Euro 2020, Franca ndalet nga Hungaria dhe ndërlikon kualifikimin

19 Qershor 2021, 17:04Sport TEMA

Ndeshja mes Francës dhe Hungarisë, ka përfunduar në barazim me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi më mirë për francezët që patën disa raste të mira në fillim, por goli erdhi nga Hungaria në fund të pjesës së parë kur realizoi Attila Fiola në min e 45+2’.

Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Francën që vazhduan sulmet drejt hungarezëve, goli i barazimit erdhi në minutën e 66’ nga Antoine Griezmann.

Deri në fund Franca pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.

Pas dy ndeshjeve, Franca ka katër pikë në Grupin F, ndërsa Hungaria një pikë. Francës do i duhet fitorja ndaj Portugalisë ndeshjen e fundit, pasi një humbje do i rrezikonte kualifikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje