Euro 2020, përfundon në barazim derbi britanik Angli-Skoci

18 Qershor 2021, 22:56Sport TEMA

Nuk ka gola në ndeshjen e fundit të ditës së sotme të “Euro 2020”. Anglia dhe Skocia e mbyllën “betejën britanike” në paqe, edhe pse rastet nuk munguan në të dyja krahët.

John Stones iu afrua më shumë golit për ekipin e Gareth Southgate, kur goditi me kokë një top të harkuar nga këndorja, por tentativa e tij gjeti shtyllën, në minutën e 11.

Në minutën e 30, Skocia përgjigjet me një goditje diagonal të O’Donnell, por Pickford realizoi një pritje të shkëlqyer.

Në pjesën e dytë, Mount i Anglisë dhe Dykes i Skocisë rrezikuan portat kundërshtare, por pa arritur të zhbllokonin rezultatin.

Me këtë barazim, Anglia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin D me 4 pikë, ndërsa Kroacia dhe Skocia ndjekin me nga 1 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje