Euro 2020, Kroaci–Çeki nuk “prodhon” fitues

18 Qershor 2021, 19:57Sport TEMA

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Kroacisë dhe Çekisë, e vlefshme për Grupin D të EURO 2020-tës.

Në pjesën e parë janë çekët ata që zhbllokojnë rezultatin përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Schick.

Ndërsa në të dytën, Perisiç arrin të realizojë një gol të bukur pas një inkursioni individual.

Ndryshe nga 45 minutat e para, pjesa e dytë është e qetë me ekipet që më shumë mbrohen se sa sulmojnë.

Pas kësaj ndeshje, Çekia ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Kroacia në të tretin me vetëm 1 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje