7 gola në 2 ndeshje, Brazili perfekt në Kupën e Amerikës Latine

18 Qershor 2021, 11:06Sport TEMA

Ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar në Kampionatin Europian të futbollit, gjatë këtij muaji është duke u zhvilluar edhe Kupa e Amerikës Latine, ku Brazili është duke shkëlqyer.

E udhëhequr nga Neymar, Brazili mori fitoren e dytë në kaq ndeshje në grup duke mposhtur 4-0 kombëtaren e Perusë.

Alex Sandro në pjesën e parë, Neymar, Riberiro dhe Richarlison ishin autorët e suksesit të dytë radhazi të Brazilit në këtë kampionat. Me këtë fitore, Brazili merr vendin e parë me pikë të plotë dhe me një golavarazh 7-0.

Në ndeshjen e ardhshme, Selecao luan me Kolumbinë me 24 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje