VIDEO: Kur Shqipëria shënonte dhe merrte një fitore historike në Europian

19 Qershor 2021, 12:00Sport TEMA

Si sot 5 vjet më parë, më 19 qershor 2016, Shqipëria mundi Rumaninë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e tretë të grupit në finalet e Europianit “Francë 2016”.

Goli historik u shënuan në minutën e 43-të të sfidës, kur Ledian Memushaj nga e djathta kroson bukur në zonë, aty ku sulmuesi Armando Sadiku godet saktë më kokë, duke mposhtur portierin rumun Tătăruşanu.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti, kurse kapiten në këtë sfidë ishte mbrojtësi tjetër, Ansi Agolli.

Kjo fitore në fazën e grupeve të Europianit mbetet në histori si arritja më madhe në historinë e futbollit shqiptar pas kualifikimit për në Euro “Francë 2016”.

Shqipëria: Berisha; Agolli (c), Mavraj, Ajeti, Hysaj; Lenjani (Roshi 77’), Memushaj, Basha (Cana 83’), Abrashi, Lila; Sadiku (Balaj 59’).

Zëvendësuesit: Shehi, Hoxha, Veseli, Gashi, Xhaka, Cikalleshi, Aliji, Kaçe

Trajner: Gianni De Biasi

2 komente në “VIDEO: Kur Shqipëria shënonte dhe merrte një fitore historike në Europian”

  1. Durrsaku says:

    Isha ne ate ndeshje , cfar emocionesh …90 minuta vetem ne kemb . jasht stadiumit ne Lion me teper shikoje makina me targa shqiptare se franceze. Ne Marsej kunder Frances akoma me e bukur, 85 minuta vetem shqiptaret u degjuan, kur shenuan francezet u duk sikur u shemb stadiumi nga tifozlliku gjelave. Momente te paharrueshme , qe uroj te perseriten nga kombtarja jon. Forza Shqiperia!!!

  2. Drenova says:

    Largimi i turpshem i De Biassit nga kombetarja ishte nje akt kriminal i Dukes ndaj futbollit shqiptar!
    Sot ngopemi me lojrat amatore te skuadres se drejtuar nga pensionisti Reja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje