Kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli po vazhdon me thirrjet e drejtuara te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo që kërkohet është hapja e disa pikave të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet.
I ftuar në “RTSH”, Ylli u shpreh se bastet po vazhdojnë në të zezë.
“Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.
Në vend që mund ti linim të hapura dhe lekët ti merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator.
Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato ti shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët“, tha Ylli.
Drejt e ke Fidel….
Shteti humb se paku 200 milion Euro… e cila shkone ata qe drejtojnë aktivitetin ne te zeze
dhe ne xhepat e atyre qe i lejojne
Urgjentisht ato duhet te vihen ne kontroll (edhe ato on line), me nje Ligj te ri si te BE,
te kufizuara ne numur, te kontrolluara ne xhiron e tyre e tj si kudo… e jo ne dore te krimit
Në fakt në Suedi ka lloto që luajnë të gjithë, për skuadrat e sportit(futboll, basketboll, volejboll), të kuajve, luhet të mërkurë dhe të shtunë. Ti e sheh nëse ke fituar ose atje ku e vure lloton, ose në tekstin e TV, dhe është e shkruar në kupon sa ke afat për të marrë shpërblimin nëse ke fituar, arrin 7 numra apo më pak, varet si i ke kombinuar numrat. Ka një ent special që kontrollon llotot, ka raste që nuk tërhiqet shpërblimi, harrohet ose ke humbur kuponin, paratë shkojnë atje ku e gjykon enti, në më të shumtën e rasteve shkojnë tek shoqatat sportive, që të motivojnë të rinjtë të merren me sport. Por edhe në shoqata të tjera, gjithnjë njoftohet në shtyp, një herë në vit, pasi gjithshka është e formalizuar, ti merr kupon për blerjen e bërë, ose elektronikisht regjistrohet, dhe thuhet që kaq miljonerë janë bërë këtë vit, që kanë fituar, ose kaq para nuk janë tërhequr e u bëhet thirrje njerëzve të shohin nëse kanë harruar pa tërhequr shuma edhe të vogla, se edhe ato bëjnë shumë të konsiderueshme. Luhet edhe bingolloto, si në Shqipëri. Informacioni se sa kanë fituar 1 milion në vit p.sh, duhet bërë e ditur, se në Shqipëri na dalin në media vetëm ata që s’kanë për të ngrëne, por s’kemi parë një analizë se sa kanë fituar me bingo apo llotarinë këmbëtare. Vetëm kur shikon tani se sa shumë pasurohet avokati i popullit, 600 mijë euro në vit, të luan tepeleku i kokës. Apo dhe të tjerë…