Një muaj nga armëpushimi, Izraeli lejon disa eksporte nga Rripi i Gazës

21 Qershor 2021, 14:29Bota TEMA

Të hënën, Izraeli lejoi disa eksporte tregtare nga Rripi i Gazës, një muaj pasi armëpushimi ndaloi sulmet ushtarake me Hamasin.

Zyrtarët e kufirit të Gazës thanë se lehtësimi i kufizimeve izraelite do të zgjasë dy deri në tre ditë dhe do të zbatohet për mallrat bujqësore dhe disa tekstile.

Izraeli mban kontrolle të forta në vendkalimet me Gazën, me mbështetjen nga Egjipti fqinj.

Kufizimet izraelite u shpeshtuan gjatë luftimeve të muajit maj, gjë që solli edhe ndalimin e të gjitha eksporteve.

Por, me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti, Izraeli tha që disa eksporte do të lejohen të kalojnë përmes territorit të tij që nga mëngjesi i së hënës.

“Pas një vlerësimi të sigurisë, një vendim është marrë për herë të parë që nga fundi i sulmeve, për të mundësuar eksportin e kufizuar të prodhimeve bujqësore nga Rripi i Gazës,” – deklaroi COGAT, një degë e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Egjipti rriti ndërmjetësimin e tij Izrael-Hamas javën e kaluar, pasi balonat flakëruese të nisura nga Gaza, shkaktuan sulmet ajrore izraelite në vendet e Hamasit, duke sfiduar armëpushimin e brishtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje