Përfundon në mënyrë tragjike ndjekja e Jurgenit, “Rambo” që kërcënoi virologët

21 Qershor 2021, 09:48Bota TEMA

Kishte një karrierë 30 vjeçare në ushtri, Jurgen Conings, një nga ekspertët më të mirë në fushën e lëndëve shpërthyese në Belgjikë, i cili u gjet i vetëvrarë ditën e djeshme pas një ndjekje të forcave speciale.

Edhe pse i sinjalizuar për bindjet e tij të ekstremit të djathtë dhe raciste, të shprehura edhe në postimet e tij në rrjetet sociale, 46-vjeçari kishte vijuar në karrierën e tij.

Por periudha e pandemisë kishte zmadhuar qasjen e tij kundër atij që ai cilësonte si një komplot i organizuar. Në shënjestrën e tij, kishte në veçanti virologët dhe autoritetet shëndetësore që kishin vendosur masa të ashpra për parandalimin e COVID-19.

Conings kishte arritur deri në pikën ku kërcënonte me jetë Marc Van Ranst, virologun më të njohur të vendit, që si pasojë u detyrua të ndërrojë banesës së bashku me familjen, ndërkohë që Conings në 17 maj u zhduk.

Forcat e rendit zbuluan në disa magazina raketa anti-tank dhe armë të tjera të rënda të mbledhura ndër vite nga ushtaraku,  që sipas tyre ishin në gjendje për t’u përdorur.

Kufoma e Conings u gjet në pyllin e Dilserbos, pas një muaj kërkimesh, në Belgjikën lindore, ku sipas autoriteteve ai është vetëvrarë.

Vdekja e tij, gjithsesi, nuk shuan polemikat. Ministri i Mbrojtjes belg Ludivine Dedonder ka shprehur hapur shqetësimin e tij për mbështetjen e hapur për Conings, veçanërisht në rrjetet sociale, ku spikasin edhe komentet pozitive nga shumë pjesëtarë të ushtrisë.

5 komente në “Përfundon në mënyrë tragjike ndjekja e Jurgenit, “Rambo” që kërcënoi virologët”

  1. Pargali says:

    Nuk e dime a eshte vetvrare apo jo

    Zoti qofte me te dhe i dhente qetesi ne boten e perjetshme.

    Nje nga te paktet qe i doli kunder diktatures globale.

    1. Tropojani says:

      Shko mer pirdhu, palaço!

  2. shqiptari says:

    Ishte racist, kjo te thote gje apo edhe ti si ai je ?

  3. Laberia ime says:

    E shikoni o njerez, po te dilni kunder diktatures ju ndodh “aksident” , gjendeni te vrare ne ndonje cep etj,etj..

  4. Me thene te drejten says:

    Racizem ka kudo, ne cdo shtet demokratik apo jo . Ne cdo mendje njerezore. Eshte i shumllojshem eshte i pafund. N.q.s vajza jote te vendos perpara dy dhendurr nje te bardhe dhe nje te zi dhe ti duhet te vendosesh ke do marr, po zgjodhe te bardhin je racist. Po zgjodhe te ziun je gay. Kurse e njejta pyetje po ti behet nje te ziu dhe ai zgjedh per dhender nje te zi atehere o.k ai nuk eshte racist. Po zgjodhi te bardhin eshte tradhetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje