Deputeti shqiptar-Vuçiçit: Je duke dialoguar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga “Akrepat”

22 Qershor 2021, 17:44Rajoni TEMA

Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e sotme se ai duhet ta kuptojë që po negocion me njerëz, fëmijët e të cilëve ishin vrarë nga paramilitarët serbë.

Kamberi tha se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se mirëkuptimi është formula për bashkëjetesën e pupujve ballkanikë.

“Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme”, tha Kamberi.

Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë”, u shpreh Kamberi.

“Publiku serb duhet ta dijë se vrasjet e popullsisë shqiptare ishin kryer dhe forcat serbe kryen sulme të përhapura dhe të organizuara ndaj shqiptarëve”, theksoi deputeti shqiptar.

Deklaratat u bënë gjatë seancës kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

2 komente në “Deputeti shqiptar-Vuçiçit: Je duke dialoguar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga “Akrepat””

  1. Vucic Kosova eshte sovrane do sdo ti. says:

    Vucic eshte nje ganster i mbeshtetur nga ruset dhe mos prisni te kete normalitet me keta falanga te kohes se Milloshevicit. Politikane qe kane ngrire ne shekuj. Bravo per kurajon qe ke zoti Kamberi se populli serb duhet ta dije mire te verteten per te gjitha krimet e makines shteterore te asaj kohe. Politikanet serb nuk duan te kuptojne qe Kosova nuk e shte e tyre me .Kosova eshte nje shtet sovran dhe si i tille duhet respektuar. Mjaft me urrejtje dhe ndasi lereni popujt te jetojne si te duan . Kosoven nuk e keni pronen tuaj or ti Vucic gangsteri arrogant. Ajo epoke eshte mbyllur te ben mire ta pranosh kete fakt se nuk ka me kthim mbrapa. Rrofte Kosova e lire!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje