Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata të martën nga Vjena, pas takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë austriakë.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen, Osmani ka thënë se Serbia ka kryer luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe se për këto krime nuk ka ende kërkimfalje dhe pendesë nga Serbia.
“I bëj ftesë presidentit (serb Aleksandar) Vuçiq që së paku ta vendosë një lule të Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra fëmijë të vegjël e gra, të cilët ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar Osmani, duke thënë edhe se Kosova pret nga Serbia që të kthejë eshtrat e të pagjeturve.
Mes tjerash, Osmani ka përmendur edhe qëndrimin e BE-së karshi Serbisë.
“Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë, që ajo nuk mund të luajë me dy karta, edhe me Rusinë, edhe me Bashkimin Evropian. Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, duhet ta zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të hiqet si pro-evropiane në njëjtën anë, por ta rrisë bashkëpunimin edhe ushtarak edhe ekonomik, edhe politik me Rusinë në anën tjetër, duke rrezikuar kështu gjithë rajonin tonë nga ndikimi rus”, ka deklaruar ajo.
Sipas Osmanit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, nuk ka qenë kurrë për statusin e Kosovës dhe se ky proces, duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
Po të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.
Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen.
“Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, ka deklaruar Vuçiq para ligjvënësve serbë.
Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën është “transparent” dhe se pretendimet se “dikush po fsheh diçka diku dhe po përpiqet të mashtrojë publikun” janë “gënjeshtra”.
Raundi i fundit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mbajtur më 15 qershor.
Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.
Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura.
Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.
Kjo vajza , dmth kjo Osmania, ka kohe qe eshte zgjedhur presidente e Kosoves dhe pervec se ka shku nje here ne Velipoje per fundjave nuk ka bere vizite ne Shqiperi te takoje homologun e saj nga Cepani, Ilir Meten, qe iu befte dita nje mije ishalla.
Mjere Kosova ne cfare duarsh ka rene !
Kjo vajza o Llazo, nuk i pelqen vetem atyre qe e lane Kosoven ne kete derexhe, Thaçrave me shoke, qe u bene gangsterat e Kosoves, duke perdorur UÇK si mburoje. Pjestaret e UÇK-se, nje pjese vuajne edhe per buken e gojes, ndersa Komandantet fshijne b….en me euro.
Kjo vajza o Llazo eshte xhevahiri i Kosoves dhe i urojme suksese.
Prandaj i cuat ne Hage duke i akuzuar per krime kunder njerezimit ata ?
Ketu do jemi e do shofin se cer m..t i thate eshte Osmania dhe Al-Bini.
Kesaj vajzes i thni mos te marre femijet me vete kur shkon per vizita diplomatike.
Dhe nuk me the perse nuk ben vizite zyrtare ne Shqiperi kjo vajza xhevair , nuk e presin apo se ka per zemeer Shqiperine?
Ou gjergji jepi jepi se ndoshta te dekreton kshilltar spécial siq beri albin kurti me ate gashin qe nuk dallon aspak nga fjalori i sheshelit, qebesa as fjalori yt sdallon aspak nga ai gashi dhe osmanka qe me lehte i akuzon uçk-n sesa e permend diku qofte edhe per kete mundesi qe i ka dhane te behet mender presidente, ndryshe kshtu siq eshte presednike edhe vuqiqi eshte shume i kenaqur hiq me shume se ti, vetem nje gje dije i “dashur” gjergji para 25 vitesh ne kosove kishte shume me shume gjergja e gasha se krenoheshin me qiftin e osmankes dhe tatés se saj milic.
O gjergji, qenke i rritur dhe brumosur me propaganden Udb-LDK,qe eshte dhe ka qene ushqim per injorantet dhe tradhetaret e Kombit.Korrupsioni nuk ka parti,ldk ka qene me shume ne qeveri.Le te behet wetingu dhe e shef se kush ku eshte.Osmanja dhe soji i jote karrieren e kane ndertu me rrenat e serbeve dhe me moton ,genje gjenje se dicka do mbese.
Po ju pergjigjem vetem ju zoti Fatosi-Kosove: keni nje brez te ri politikanesh , te cilet deri tani kane treguar patriotizem dhe mencuri. A e ke pare se si jane terbuar serbet? Sepse nuk jane me Thaçrat ne bisedine me te cilet beheshin pazare.
Nuk me vjen mire qe ish luftetare te UÇK-se jane ne Hage.
Por jam i kenaqur deri tani me reagimet e udheheqjes se re ndaj krimeve te serbeve. Uroj qe mos te ndryshojne kursin per te miren e shqiptarise.