Gjen 1 miliard dollarë në llogari, gruaja po bën të pamundurën që t’i kthejë

22 Qershor 2021, 09:32Lifestyle TEMA
Gjen 1 miliard dollarë në llogari, gruaja po bën të

Një grua amerikane, kur tërhoqi 20$ nga një ATM, zbuloi se në llogarinë e saj kishte rreth 1 miliard dollarë.

Julia Yonkowski u habit kur pa se në llogari balanca totale tregonte shifrën 999 985 855, që do të thotë se ishte bërë personi i 615 më i pasur në Amerikë.

Por, gruaja e ndershme thotë se po mundohet me të gjitha mënyrat që t’i kthejë këto para’ që nuk janë të sajat sa më shpejt që të jetë e mundur.

“U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por bankomati më tha që do të kaloja në “overdraft”, kështu që e lashë fare.

Nuk tërhoqa, por vendosa të kontrolloj balancën time. Shtanga kur pashë 1 miliard aty. Kam lexuar për njerëz që i kanë marrë, por pastaj janë detyruar që t’i kthejnë. Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia.

1 komente në “Gjen 1 miliard dollarë në llogari, gruaja po bën të pamundurën që t’i kthejë”

  1. Kim été says:

    Ka përfituar vetëm 10 000 usd (interes), nga gabimi kodues i tranzaksionit. Leku cash mund tê disimulohet, por jo electroniku sepse lë gjurm në historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje