Turqia ndalon muzikën në mesnatë, shpërthen revolta kundër Erdoganit

22 Qershor 2021, 12:03Lifestyle TEMA

“Na vjen keq, por askush nuk ka të drejtë të shqetësojë të tjerët natën”. Me këto fjalë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan motivoi vendimin e qeverisë së tij për mbylljen e sallave të koncerteve dhe ndërprerjen e muzikës  në klube në mesnatë, pasi i njoftoi kombit heqjen nga 1 korriku të kufizimeve kryesore anti-Covid.

Një iniciativë kjo që po shkakton një stuhi polemikash në mediat sociale, ku mijëra përdorues akuzojnë ekzekutivin për shfrytëzimin e pandemisë për të ndëshkuar stilin e jetesës.

“Ne jemi ofenduar” (#kusurabakiyoruz), është hashtag që është bërë viral në këto orë, duke përmbysur fjalët e kreut të shtetit. Protesta të menjëhershme erdhën gjithashtu edhe nga bota e muzikës.

“Nëse të shqetëson, mos e dëgjo”, komentoi këngëtarja Gaye Su Akyol në Twitter, duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit Erdogan.

“Muzika nuk shqetëson, por shëron shpirtrat e shqetësuar. Muzikantët nuk shqetësojnë, ata prodhojnë art”, shkroi këngëtarja në Tëitter Aylin Aslim.

Reagime të forta vijnë gjithashtu nga opozita, sipas të cilave ekzekutivi “nuk po lufton me koronavirusin, por me stilin e jetës së njerëzve”.

Gjithashtu reagime pati edhe nga bota e biznesit, që shpreh shqetësim në lidhje me kufizimet e ardhshme mbi oraret e shitjes së alkoolit.

3 komente në “Turqia ndalon muzikën në mesnatë, shpërthen revolta kundër Erdoganit”

  1. .1389 says:

    Ne gjithe boten ne mbas 10 pm nuk ke te drejte te shqetesos askend!
    Problemi ketu eshte KAZANI qe mer nje lajm dhe fillon dhe I shton lajme qe te bej nje lajm interesant.Po nuk te pelqeu shko diku tjeter dhe shiko sa te lejne!!!

  2. Jon says:

    z.Erdogan duhet ta filloje me hoxhallaret qe te ndalojne praktiken e altoparlanteve neper xhamija. Ne lidhje me muziken, te vendose kushte per izolim akustik dhe njerezit te vazhdojne te plotesojne kenaqesite e tyre

  3. janullatos topefagos says:

    Rexhepi ka te drejte.
    Nje Rexhep duhej edhe ketu ne allvania tu shkerdhente robt grekerve e te bene arnautllekun ne terbjet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje