“Kam kohë që dua ta them, jam gay”, sportisti amerikan thyen tabunë në NFL

22 Qershor 2021, 09:58Lifestyle TEMA

Nuk ka qenë e thjeshtë, për Carl Nassib, videoja e postuar pak orë më parë.  “Përshëndetje, jam Carl Nassib, jam këtu në shtëpinë time dhe po marr një moment për t’iu thënë se jam gay. Do kisha dashur ta thosha më parë, por tani ndihem më komod”.

Një e vërtetë që Nassib ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës, në 6 sezonet si profesionist në NFL, kampionatin e futbollit amerikan.  Ai është atleti i parë profesionist në këtë kampionat që deklarohet hapur si gay, në një sport që shihet tradicionalisht si një ”simbol” i forcës burrërore.

Nassib, që luan me Las Vegas Raiders, shpjegoi gjatë  postimit të tij në Instagram se vendimi nuk ka të bëj aspak me synimin e popullaritetit, por për të dhënë një mesazh të fortë. “Mendoj se përfaqësimi dhe vizibiliteti janë elementë shumë të rëndësishëm”, deklaroi ai, pasi dhuroi edhe 100 mijë dollarë për një shoqatë si Trevor Project, që parandalon rastet e vetëvrasjes tek të rinjtë e komunitetit LGBTQ.

A post shared by Carl Nassib (@carlnassib)

2 komente në ““Kam kohë që dua ta them, jam gay”, sportisti amerikan thyen tabunë në NFL”

  1. petrit says:

    Fitove nje vibrator dhurate.

  2. Eno says:

    Sa i mire qenka, ta hash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje