Adhuruesi i nazistëve urdhërohet të zhdukë zvastikën nga pishina

23 Qershor 2021, 08:45Lifestyle TEMA
Adhuruesi i nazistëve urdhërohet të zhdukë zvastikën

Një mësues historie, i cili njihej si adhurues nazistëve, u urdhërua nga policia në Brazil që të mbulojë simbolin e urryer të zvastikës që kishte vendosur në pishinë.

Policia e zbuloi rastësisht kryqin e thyer në fund të pishinës ndërsa ishte duke ndërmarrë një operacion për një rast rrëmbimi.

Teksa shkuan në shtëpinë e mësuesit, oficerët mësuan se Wandercy Pugliesi ishte aq i apasionuar pas nazistëve sa dhe djalin e tij e kishte quajtur Adolf.

Shtëpia ku u gjet zvastika ndodhet në qytetin e Pomerode, i cili ka marrë dhe nofktën “qyteti më gjerman në Brazil”, ku pjesa më e madhe e banorëve kanë prejardhje nga Gjermania dhe shumë e flasin rrjedhshëm dhe gjuhën.

1 komente në “Adhuruesi i nazistëve urdhërohet të zhdukë zvastikën nga pishina”

  1. Rera says:

    Kryqi i thyer nuk eshte nazist dhe vetem shenje e nazisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje