Krijohet testimi i ri kundër virusit “delta”

24 Qershor 2021, 10:04Bota TEMA

Krijohet një test i ri anti-covid, më i lirë dhe më i shpejtë për të diagnostikuar Sars Cov2, përfshirë variantin e ri Delta. Rezultatet shkencore të fazës eksperimentuese janë publikuar në revistën Nature Communication dhe është frut i punës kërkimore të një grupi më studiues të Universiteti Karolisnka  të Stokholmit dhe atij Candiolo të Torinos.

Testi i ri i jep rezultatet në kohë reale dhe kjo është përparësia e madhe e tij, por gjithashtu  do të shërbejë edhe për hartëzimin e gjenomës së tumoreve.

Quhet Covseq dhe sipas mjekëve që  me autorizimin e autoriteteve italiane po e vënë në provë, bën të mundur sekuencimin e qindra kampioneve virale në javë, dhe më një kosto nën 15 Euro, që është më e reduktuar se metodikat që përdoren aktualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje