OJF-të në Shqipëri, kundër ligjit që i kontrollon ato se mos përdoren për pastrimin e parave

24 Qershor 2021, 10:15Sociale TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka në plan të miratojë të enjten (24 qershor) një projektligj që synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizatave jofitimprurëse, por rreth 140 organizata publikuan një deklaratë të mërkurën ku kërkojnë që kuvendi të tërhiqet nga miratimi dhe të nisë procedurën nga e para.

Sipas organizatave, projektligji, i cili është nismë e Këshillit të Ministrave, është prezantuar si një nga shumë ligjet përmes të cilave qeveria pretendon se do të luftojë paratë e pista pas vlerësimit negativ të MoneyVal për aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave të siguruara nga aktivitetet kriminale si droga dhe korrupsioni. Por organizatat besojnë se projektligji i ri ka gjasa që do të dëmtojë punën e organizatave dhe nuk do të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

“Për ne, organizatat e shoqërisë civile projektligji cënon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese si dhe mbivendosjen e tyre, raportimin e dyfishtë dhe parimin e qartësisë ligjore,” thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e MoneyVal por mbi të gjitha si një përmbushje e kërkesës shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij. Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cënojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi efektiv,” vijon më tej deklarata.

Oganizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Kuvendit të mos miratojë këtë projektligj dhe të mundësojë hapjen e një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës në përgjigje të kërkesave dhe rekomandimeve të ardhura nga vetë sektori.

4 komente në “OJF-të në Shqipëri, kundër ligjit që i kontrollon ato se mos përdoren për pastrimin e parave”

  1. Dukati says:

    I lutem Kuvendit sa me shpejt ligjin per OJF nuk e kini idene se cfare behet nga to,jo vetem nga ana financiare ,se leket u moren dhe iken,por nga ana profesionale ,se po na behen OJF profesioniste ne cdo fushe,dhe leket ikin dhe ngelen cudirat e OJF,qe nuk ke cfare tu besh me.Verifikoni si Qeveri bashke me pushtetin lokal dhe do shikoni se cfare eshte bere e cfare po behet.

  2. SADIU says:

    Kontroll i fuqishem bile shteti duhet te beje dhe veting ndaj shoqatave. Sa lek te Bashkimit Evropian shkojne per lesh. Kontroll i fort jo me justifikimin “shoqeri civile” dhe bëjnë kërmen. Populli kujton “Çobani bërtet ujku ujku, çakalli i bënë kërdin”.

  3. Jon says:

    Kuvendi dhe institucion tjeter shteteror, duhet te filloje te aplikoje menjehere nje tranparence maksimale per cdo aktivitet te tyren dhe domosdoshmerisht per inisiativat ligjore. Te gjitha ligjet mbahen ne sirtar dhe dalin diten kur debatohen ne komisione. Nga niveli i drejtorit te drejtorise e deri ne nivelin me te larte te shtetit shqiptar, duhet te vendosen kamera, te publikohen axhendat e mbledhjeve dhe te transmetohen online te gjithe mbledhjet dhe aktivitetet. Boll me me shtetare shqiptare qe nxjerrin lajme se ishim ketu e ishim atje. Pra per tranparencen, nese eshte ngritur si shqetesim, eshte shume i drejte. Me lidhje me kerkesa te tjera te NGO-ve, ato duhet te hidhen poshte me neveri. Keta shushunja, duhet te kalojne veting per tre shtylla si sistemi i drejtesise. Profesionalizem, financiare dhe reputacion. Nuk do te perbente asnje habi qe te zbulohet se shume prej tyre sponsorizojne interesa antikombetare apo kriminale. URGJENT LIGJIN e vetingut!

  4. SADIU says:

    Ligji jo qe duhet te kaloj orgjent por duhehej te kishte te percaktuar dhe veting financiar per çdo shoqat e regjistruar ne teritorin e Shqiperise. Duhet ti kerkohet llogari jo vetem shoqatave por edhe atyre qe kane dhene leket. E trajtojne shoqatat apo edhe ata qe japin leket sikur populli apo rinia jone eshte ne feudalizem. Ky eshte dhe justifikim qe leket behen rrush e kumbulla. Duhet ti thene ndal ketij problemi zhvates nga zhvates me etiketen “shoqeri civile”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje