Nga Ylli Pata
Normalisht, prej disa orësh, opinioni është i shokuar nga tragjedia e tmerrshme e familjes Gushi sot në segmentin e autostradës Fier –Vlorë.
Shoku është i madh, në radhë të parë për humbjen e madhe shumë të madhe, të një familjeje, e më pas pasi përbën një fenomen në kuptimin e plotë të fjalës.
Një fenomen që e vuan çdo njeri që drejton një automjet në rrugët shqiptare, e kryesisht të ashtuquajturat autostrada.
Kur të vijnë në korsinë e “shpejtësisë” makina me kilometrazh skëterrë që bëjnë sinjal me drita të gjata për të liruar korsinë. Janë më pak se një metër ngjitur kur makinat janë mbi ose rreth 100 kilometra në orë.
E çdo njëri e ka këtë stres në autostradat e vendit, ku sipas rregullores, largësia nga makina në makinë duhet të jetë një përpjestim i shpejtësisë që ecën automjeti që afrohet.
Është me 100 kilometra në orë?, duhet të jetë 100 metra, ose të paktën 50 metra. E di, këto janë pallavra për këto që e përjeton këtë stres çdo ditë, e sidomos çdo fundjavë në autostradat tona, e ka kohë që nuk ka fare, po fare sanksione nga ana e Policisë Rrugore.
Por ka shumë më keq, e ndërsa po lexoj tragjedinë e kobshme të familjes Gushi, më kujtohet një ngjarje me familjen time në vitin 2017, ku dhe unë në automjet isha me familjen time 4 anëtarëshe e që normalisht shpëtova e jemi shëndosh e mirë.
Por kur lexoj për ngjarjen e sotme të Fierit, nuk arrij të qetësohem, e si të qetësohet ministri i Brendshëm, drejtori Policisë, ai i Rrugores? E ku di unë, ca pushtetarë që merren me vogëlsira. Të cilët ka shumë gjasa që kësaj ngjarje do t’i shtojnë frazën “ore edhe ndodhin”… Madje në botë bëhen dhe filma!
Ishte 14 marsi i vitit 2017, po udhëtonim në autostradën Tiranë- Durrës në kthim, shumë afër pjesës për tu kthyer në pjesën e zonës ku banojmë. Shumë trafik, ecja maksimumi me 40-45 kilometra në orë. Makina ime me marshe manuale ecte nga i pari në të dytin, ndërsa po zbusja frenat, më këmbën në friksion për të vënë marshin e parë, ndodh një zhurmë e tmerrshme. Shumë e tmerrshme.
Prapa në sediljen e Renaulte Scenic, ndodhej gruaja me dy djemtë; njëri 2 e tjetri 7 vjeç. Imo, ishte në sediljen e posaçme për fëmijë. Ulërima! Makina u ndal vetë. Dola si i çmendur për ta “ngrënë” atë që kisha prapa të paktën me mend, kur ja behu makina e Policisë Rrugore. Mbaj mend një falje nga një djalosh që me natë ja pashë fytyrën, por di që polici më kërkoi letrat mua.
E unë ja dhashë të gjitha.. Nejse rruga u lirua, e unë hapa krahun. Disa njerëz të mirë pas nesh, morën gruan e djemtë e i çuan në shpi; mbaj mend që ishin dy gra që e bënë këtë.
Vendi u mbush me “spektatorë”. Njëri, që më tha më pas se ishte banor aty afër, më tha që djali që i ra makinës sime kot së koti, pa asnjë logjikë, i kishte thënë policit që më kërkoi dokumentet mua, se i përmendi emrin ministrit të kohës.
E kuptova logjikën e tij politike, i thashë po, e nejse prita karrotrecin për ta çuar diku në lagje makinën e më pas ta zhvendosja sipas procedurave të kompanive të sigurimit.
Por me mendjen time, ai që më ra, ishte të paktën në komisariat, i shoqëruar. Ku një oficer apo edhe nënoficer do të bënte raport, e ky raporti, sipas vlerësimeve të krerëve o do të çohej në prokurori, ose do të bëhej komunikatë, ose do të shkonte të Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore.
Të nesërmen në mëngjes, ndërsa shoku i familjes sime ishte shumë i freskët, shkova të bleja diçka në supermarketin e lagjes, që të furnizoja shtëpinë para se të dilja në punë.
Ndërsa po bëja pagesën, dikush më foli. Ishte ai që më goditi. “Më erdhi keq”, më tha. “Jam unë ai i mbrëmshmi”! “Nuk ishe në komisariat”? Ja ktheva unë!
“Ça flet o njësh, kujdes në rrugë herë tjetër!” Dhe iku, iku.
(TemA)
O gazetar..
A i ke mbledh pulat, rosat apo patat.
“Tragjedia e Fierit” thotë.
5km pa hyrë në Vlorë.
Ky shkrimi më duket si puna e asaj.
M’u gjend Kola n’punë!
Po c’rendesi ka saktesimi ne fir apo ne vlore,kur autoret kriminele kane vec nje identitet: Turkoshqipfoles!
Mbase e thot ngaqë viktimat janë nga Fieri.
O Zoti Pata, shyqyr qe paske shpetuar disa here pa u vrare ne kete katrahure qe eshte trafiku shqiptar, po me fal se nuk kuptoj c’lidhje ka ky muhabet me ato granatat difensive qe babai inxhinier i zbertheu e ti i cove ne komisariat e komisariati i fshehu a ku di une cfare.
Mund te jete disi i shperndare megjithate artikulli e ka nje bosht. Kur strukturat nuk bejne detyren, nuk zbatojne ligjin pasojat per qytetarin e thjeshte jane te frikshme ndersa keta tipat ia hedhin paq (ai djali nuk shkoi ne komisariat, policet nuk e ndaluan se kishin frike nga nje emer ministri qe iu permendi ai bobi, ai oficeri tjeter i mori granatat dhe shpertheu nje institucion shteteror dhe nuk e gjeti asgje per kete por iku mori azil nje nje shtet perendimor) Keto jane dukuri qe nuk ndalohen nese nuk merren masa te rrepta. Populli thote frika e ruan vreshtin, Nese ndonje nga keta karajfilat 18-22 vjecare qe fluturojne aty ku duhet te ngasin makinen me gjysmen ose me pak te shpejtesise qe i japin do te perfundonte ne burg per 10-20 vjet dhe babai i fuqishem biznesmen apo pushtetar nuk do i nxirrte dot nga burgu nuk do jua mbante kaq kollaj te ecnin me shpejtesi sketerre sic bejne, Deri tani nuk iu ka hyre gjemb ne kembe dhe prandaj bejne keshtu. Dhe e hane pastaj ata qe nuk kane asnje mik por perpiqen ti japin makines si njerez normal qe respektojne rregullat. Fatkeqesi shume e madhe kjo sot ne Vlore, nje familje e tere e shuar per kapricot e nje te llastuari te papergjegjshem.
Ne kete vend ka plot histori te tilla. Problemi eshte si do ndryshojme, kush do behet ligj zbatuesi. Sepse kafshet me makina kontrollohen nga kafshet polica.
Kesaj i thone : Bir Selman i nenes ke te qaj me pareee…
Vini denim me minimalisht 10 vite burg per keta monstra. Vrau nje familje ku vete ai kriminel me 100 km ne ore
Police pa kulture pa kualifikimin e duhur dhe pa rroga si mund ta bejne detyren. Shtet i kapur nga te pa-aftit . Por i vetem nuk behet shteti o gjigand Edi Rama.
“Gjigandi” Edvin Rama eshte pergjegjesi kryesor per cdo gje qe ndondh ne vend, ne mos direkt, indirekt.
Ky problem, i nderuar Ylli , nuk zgjidhet me rrefime personale. rruget po “hane” koka njerezish cdo dite, deri edhe familje te tera. Problemi mund te shihet nga shume ane. Po cila eshte rruga per te dale nga kjo tragjedi qe po shfaqet. Sipas meje, pergjegjesia bie jo mbi vuktimat, se ata e ato nuk jane me ne kete jete, por sidomos – e theksoj sidomos- edhe , edhe, edhe, mbi organet e kontrollit. Po te dale nje vendim a urdher nga ministri perkates, po deshe edhe nga vete qeveria, sipas te cilit per cdo viktime ne rruget e Shqiperise duhet te pushohen nga puna nje, dy apo edhe dhjete punonjes te te quajtures “Policia rrugore”, kjo do te ishte nje nder masat e para e te domosdoshme qe duhen marre. Eshte per te ardhur keq te besh krahasime, por me shume viktima po na hane rruget se sa e gjithe lufta qe u be para 75 vjeteve. Ku vemi keshtu? Ligja duhet te kape edhe ata qe majmen duke marre rrogen sikur po zbatojne ligjen, njerezit e policise rrugore, nderkohe qe viktimat behen pirg. Turp, zoti Kryeminister, nese nuk vihet dore seriozisht e rreptesisht atje ku ju takon.
Nuk besoj se vendet e tjera p.sh. Italia gjendet ne nje situate me te mire . Ne fundjave , ne Itali, ndodhin tragjedi te tilla, te cilat , gazetaret qe mbulone kroniken ” e zeze” e quajne me te drejte “buletin lufte” . Rrtja e levizjes, trafikut, rrit rrezikun e incidenteve ky eshte ligji i fizikes . Ky shte fati i keq i atyre njerezve qe u ndodhen ne ate vend ne ate moment . Keshtu mendoj se duhet trajtuar ky rast. Ndersa edukimi apo perfitimet nga korrupsioni , apo policia pa kualifikimin e duhur keto jane probleme te shoqeris tone per te cilat nuk duhet te kujtohemi kur na kijtojne te vdekurit. Sidoqofte nuk besoj ae kjo tragjedi do jete e fundit. Mjerë atije qe do ti bjeri halli