Francë-Zvicër do të jetë sfida e fundit për ditën e sotme në EURO 2020.
Takimi i vlefshëm për fazën e 1/8 do të luhet në Bukuresht dhe kampionët e botës do të tentojnë të kalojnë në çerekfinale dhe janë favorit kryesor në këtë ndeshje.
Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet titullare të të dyja skuadrave.
Franca ka ndryshuar skemën pasi nuk ka asnjë mbrojtës të majtë dhe trajneri Deschamp ka ndryshuar skemën në 3-5-2. Nga ana tjetër, Zvicra ka hedhur në fushë shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri.
Francë: (3-4-1-2): Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Pogba, Kanté, Rabiot; Griezmann; Benzema, Mbappe.
Zvicër: (3-4-1-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.