Elefanti i jashtëzakonshëm parashikon ndeshjen e Gjermanisë me Anglinë

28 Qershor 2021, 16:33Sport TEMA

Mund quani rastësi, por një elefant i kopshtit zoologjik të Hamburgut i ka gjetur të gjitha ndeshjet e deritanishme të Gjermanisë në Europian.

Yashoda, parashikuesi që nxorri humbës gjermanët me francezët, fitues me portugezët, ndërsa me hungarezët zgjodhi barazimin.

Kësaj herë elefanti përcaktoi që Gjermania do të mundë Anglinë në fazën e 1/8 në takimin që do të luhet të martën në Londër. Jashtë shportës doli flamuri gjerman, duke shtuar besimin se kjo përfaqësuese do të ecë përpara në Europian.

Shfaqja e Yashoda tashmë është kthyer në një moment tepër tërheqës në këtë kopsht zoologjik. Elefanti 42-vjeçar për këtë shpërblehet me një ananas.

2 komente në “Elefanti i jashtëzakonshëm parashikon ndeshjen e Gjermanisë me Anglinë”

  1. Kalec Dega says:

    mund quani rastesi??..maloket e kane perkthyer

  2. Baliu says:

    AI (Animal Inteligence) me efikase se AI (Artificial Inteligence).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje