VIDEO: I acaruar prej eliminimit, Ronaldo hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit

28 Qershor 2021, 12:31Sport TEMA

Kristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë eliminimin e mbrëmshëm të Portugalisë ndaj Belgjikës me rezultatin 1-0, në fazën e 1/8-tave të Europianit.

Pas sfidës, sulmuesi është fokusuar nga kamerat teksa hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit. Një gjest i rëndë për 36-vjeçarin, i cili duket se është mposhtur nga nervat e momentit.

Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë kur nervozizmi i Ronaldos i tejkalon disi limitet pasi edhe në sezonin e fundit me Juventusin, pas një disfate flaku fanellën bardhezi.

Megjithatë, më pas u justifikua se ishte dhuratë për një nga mbledhësit e topave jashtë fushe.

Ronaldo dropped and kicked the Captain’s armband away… pic.twitter.com/FKSQr1b8o1

— MC (@CrewsMat19) June 27, 2021

2 komente në “VIDEO: I acaruar prej eliminimit, Ronaldo hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit”

  1. Neroni says:

    Shume njeri mendjemadh. Edhe para ca ditesh ne aeroport u nxeh se nuk e njohu personeli dhe i kerkoi mjetin e identifikimit. Ka plot raste te tilla ky. Edhe kur takoi me Bufonin dhe Ramen ata dy cunat qe mbeten jetim nga termeti, dukej qarte qe i shihte me tallje dhe mendjemadhesi. Thua se eshte Zot i plotfuqishem dhe jo djali i nje pijaneci qe per profesion ka te vrapoje pas nje topi najloni. Talenti nuk duhet te behet shkak per ta mbivleresuar veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje