Holanda është emri i parë i madh i eliminuar nga “Euro 2020”.
“Tulipanët” u shfaqën shumë të brishtë ndaj Republikës Çeke dhe u mundën me rezultatin e pastër 2-0, me Holes që u shndërrua në heroin e papritur të ndeshjes, me një gol dhe një asist.
Pas një pjese të parë të përfunduar 0-0, me Holandën që nuk goditi në portë, në pjesën e dytë ishte De Ligt ai që gaboi, duke humbur ekuilibrin dhe duke ndaluar me dorë topin duke qenë lojtar i fundit. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq pasi e pa edhe një herë në VAR aksionin, duke ia bërë ndeshjen malore holandezëve.
Në minutën e 68, Holes shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 80, i njëjti futbollist përfitoi nga hutimi i Wijnaldum dhe Dummfries për t’u futur në zonë dhe për të shërbyer Schick, i cili shënoi golin e tij të katërt në këtë turne.
6 minutat e shtesës së akorduara nga arbitri nuk ndryshuan rezultatin, por vetëm sa shtuan vuajtjen e holandezëve dhe tifozëve të tyre.
Bravo Cekia qe dergoi ne shtepi bythqiret e Hollandes.
Tani rradhen per te shkuar ne shtepi e ka Franca e bythzinjve.
Hollanda ishte nje ekip me nje loje pa asnje krijimtari dhe rrezik, ishte boring. Cekeve ju lumte qe fituan por dhe ata nuk jane ndonje ekip per t’u pare…
tartarini-nuk e di ne se vertet e keni pare kete ndeshje qe e ndoqa qe nga fillimi.
Ajo qe duhet thene pa ngurrim eshte se ceket luftuan nga fillimi deri ne seconden e fundit me nje deshire per fitore. Shembullin e tyre duhet ta ndjeki cdo skuader e vogel, duke filluar nga keta tanet qe levizin ne fushe sikur kane nga dy kuintal hekura neper kembe.
Ajo qe ceket e kishin me bollek dhe u mungon ketyre taneve eshte pergjegjesia per veshjen e fanelles se perfaqesueses. Nuk ka nder me te madh qe mund ti behet nje sportisti, i cili thirret te parfaqesoje kombin e tij. Ceket e treguan kete me lojen e tyre, duke dhene gjithshka ne fushe dhe per kete u pershendeten gjate prej tifozeve te tyre. E kunderta ndosh me keta tanet, qe u duket se po na bejne favor qe po luajne per Shqiperine.
U desh Reja, nje trainer italian, qe ti detyroje lojtaret tane te kendojne himnin e vendit te tyre.