Italia vuan ndaj Austrisë, por mbetet e pathyeshme dhe kalon në raudin tjetër

26 Qershor 2021, 23:35Sport TEMA

Italia vuan përballë Austrisë, por ja del të kualifikohet pas fitores 2-1 në kohën shtesë. Takimi nis me ritëm shumë të lartë nga ana e “të kaltërve”, ndërsa shfaqin freski fizike përballë austriakëve që ngjeshen mirë në prapavijë.

Kërcënimi i parë vjen nga Nikolo Barela që godet me të jashtmen në një pozicion shumë të favorshëm por gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga portieri Bakman. Në minutën e 32 Ciro Immobile i afrohet atij që do të ishte një realizim spektakolar. Goditja e befasishme e sulmuesit lacial gjen vetëm shtyllën.

Italian provon përgjatë gjithë kohës, por e ka të vështirë të thyejë mbrojtjen austriake. Në pjesën e dytë, italianët shokohen kur Arnautovic shënon me kokë, por pozicioni i sulmuesit austriak është i parregullt. VAR i rikthen frymën italianëve që gjithsesi ndjejnë lodhjen në minutat e mbetura dhe i drejtohen shtesës.

Federiko Kiesa, i sapofutur në fushë, kthehet në hero për Italinë kur shënon golin e zhbllokimit pasi shfaq aftësi të shkëlqyera me topin. Të kaltrit çlirohen plotësisht kur gjejnë edhe golin e dytë me Mateo Pesinën që vulos kualifikimin. Në minutën e 114, Kalajdzic ngushton diferencën, por vetëm kaq pasi Italia arriti të mbajë fitoren.

Përballë Italisë në çerekfinale do jetë një mes Portugalisë dhe Belgjikës.

2 komente në “Italia vuan ndaj Austrisë, por mbetet e pathyeshme dhe kalon në raudin tjetër”

  1. Vlora says:

    Po e kaloj raundin, por me brekë nëpër këmbë.

  2. Ishte nji ndeshje e bukur dhe e forte nga te dy skuadrat .
    Austriket dhane nji cfaqje te vertete se si luhet ne futboll edhe pa Titullare edhe me nji ekip Modest
    duke i krahasuar me te tjeret ,e konkretishte Italia e cila ,eshte nji nder Pretendentet e Europianit .
    Nji ndeshje interesante dhe sigurishte me emocione nga te dyja skuadrat .
    Austria dha gjithcka ne fushe ,aq sa mundi
    por u ndenshkua ne Shtesen e Lojes nga Italia ,
    e cila ishte me kompakte si skuader dhe ndoshta me kualitative .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje