Sneijder: Franca nuk më bind më, Italia favorite për të fituar Europianin

26 Qershor 2021, 13:39Sport TEMA

Kampionati Europian ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe pasi u luajt faza e grupeve, të gjithë ne pamë skuadrat e mëdha dhe forcën që ata treguan gjatë kësaj kohe.

Wesley Sneijder në nisje të kompeticionit cilësoi Francën si të preferuarën e tij dhe favorite kryesore.

Në një intervistë për mediat holandeze, ish-mesfushori i Interit tregoi se ka ndryshuar mendje.

Atij tashmë i pëlqen Italia dhe konsideron skuadrën e Mancinit si favorite absolute.

“Pas gjithçkaje që kam parë, kam një kombëtare të re të preferuar dhe favorite për të fituar.

Tani zgjedh Italinë. Mendoja se Franca ishte favoritja e madhe, por ata nuk më kanë bindur deri më tani. Kështu që po bëj një ndërrim të vogël”, tha Sneijder.

1 komente në “Sneijder: Franca nuk më bind më, Italia favorite për të fituar Europianin”

  1. tifozi says:

    Franca vertet nuk bind, por Italia eshte per ti qare hallin. Edhe Austria, nje ekip modest, i beri zbor pepinove, qe paten nje grup kualifikues nga me te lehtit.
    Te shohim se si kjo Itali, qe per hir te se vertetes, me breke neperkembe ka fituar 4 Kampionate Boterore, do te arrije qe te kualifikohet kur perballe te kete “peshat e Renda” si Belgjika, Portugalia, Spanja, Gjermania apo Hollanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje