Kampionati Europian 2020 do zhvillojë sot dy përballjet e para të fazës së 1/8.
Ndeshjet janë me eleminim direkt dhe do tregojnë skuadrat që kalojnë në fazën e radhës.
Në 18:00 në fushë do zbresë Uellsi me Danimarkën.
Sfida zhvillohet në Amsterdam, me dy skuadrat që treguan lojë të mirë në fazën në grupe.
Më të favorizuar danezët, ndërsa ishullorët nuk përjashtojnë surprizën.
Ora 21:00 do jetë skena e Italisë dhe Austrisë.
Në mitikun Wembley, dy skuadrat do kërkojnë t’i hapin punë njëra-tjetrës. Azzurrët favoritë për të ngritur trofeun kanë bërë për vete shumë tifozë me sfidat e shkëlqyera në grupe.
Kujtojmë se italianët janë të vetmit që e mbyllën me 9 pikë grupin.
Dhe Hollanda e mbylli me 9 Pike..Duket se nuk i lexoni mire kronikat