Mbrojtësi kroat, Dejan Lovren, ka treguar një episod komik, që i ndodhi me shokun e skuadrës, Marcelo Brozovic, para finales së Botërorit në vitin 2018.
Lovren thotë se para ndeshjes, mesfushori kishte konsumuar shumë dhe përsëri bëri 15 kilometra pa problem. Gjithashtu futbollisti i Zenit zbuloi edhe bisedën me Brozovic pas kësaj që ndodhi.
“Nuk e kuptoj se si ai arrin të hajë aq shumë. Para finales në Kupën e Botës, Brozovic hëngri dy kilogramë sallam, dy briosh dhe gjithashtu piu një Coca-Cola.
Më pas vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyeta si arriti ta bënte këtë, ai më tha: ‘Sallami, sallami’. Nëse unë do të haja kaq sa ai, do të më duheshin 4 ditë për ta marrë sërish veten.”, tha Lovren.