VIDEO: Leo Messi ka ditëlindjen, dhuratat e çuditshme që mori në mes të natës

24 Qershor 2021, 19:50Sport TEMA

Leo Messi ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 34 dhe nuk kanë munguar surprizat “speciale” për të.

Shokët e ekipit tek Argjentina hynë në dhomën e tij në mes të natës për t’i uruar “pleshtit” ditëlindjen dhe nuk munguan dhe dhuratat.

Duke qenë se Argjentina është grumbulluar në Brazil për Kupën e Amerikës Latine dhe masat antiCovid në këtë vend janë ende në fuqi dhe të ashpra, ata nuk kishin mundësi të blinin dhurata për shokun e tyre special.

Megjithatë, në mënyrën e tyre u përpoqën me sendet që kishin. Në videon e publikuar në Twitter shihen dhuratat për Messin duke filluar nga antidjersa apo pijet e minibarit. Momente që shkaktuan shumë të qeshura tek argjentinasit.

Leo #Messi’s birthday surprise from his Argentina teammates. ??? pic.twitter.com/stQHYDIh92

— Leo Messi ? (@LeoCuccittini_) June 24, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje