Në prag të sfidës me Italinë në Euro 2020, në Austri ekziston bindja dhe dëshira për të bërë surprizën e madhe në këtë event. Trajneri Franco Foda, në konferencën për shtyp para kësaj sfide, deklaroi:
“Ne kemi arritur diçka të jashtëzakonshme. Italia ka cilësi të shkëlqyera, veçanërisht në mbrojtje, por ne kemi një plan. Italia sulmon shpejt kur fiton topin dhe me të vërtetë ka përmirësuar pozicionimin e saj. E dimë që ka vetëm një përqindje të vogël të shanseve për të kaluar raundin, por mund të arrish shumë në jetë me një përqindje të vogël mundësie. Ne jemi të vendosur të shkojmë në Monako”.
Në krah trë trajnerit u shfaq “ylli” i Austrisë, Alaba, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Realit të Madridit.
“Italia është favoritja dhe ka një ekip shumë të fortë, por ne duam të shkojmë në çerekfinale. Ata nuk kanë humbur në 30 ndeshje? Çdo rrugëtim përfundon herët a vonë. Emocionet janë të mëdha, atmosfera është e shkëlqyer. Kemi analizuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të përpiqemi të përfitojmë prej tyre.”