Trajneri i Hungarisë sulmon Ronaldon: Bëhet i bezdisshëm me sjelljet në fushë

25 Qershor 2021, 18:45Sport TEMA

Hungaria pësoi disfatë 0-3 nga Portgualia në sfidën e parë të Grupit F në Europian kur protagonist absolut ishte ylli portugez Kristiano Ronaldo duke realizuar një dopietë.

Por pavarësisht se të gjithë e duan dhe e shohin si idhull, ka nga ata që ndajnë fushën me të dhe nuk janë dakord me shumicën.

Trajneri i Hungarisë, italiani Marko Rosi në një deklaratë për “Gazzetta Dello Sport” u shpreh se ndonjëherë Ronaldo bëhet i bezdisshëm me sjelljet e tij në fushë dhe se njerëzit i vërejnë mirë këto gjëra.

“Është një kampion i madh, por nganjëherë bëhet i bezdisshëm në fushë me mënyrën se si sillet. Në rastin e penalltisë kundër nesh, brohorit sikur të kishte shënuar në një finale. Njerëzit i shohin këto gjëra…”, tha Rosi.

4 komente në “Trajneri i Hungarisë sulmon Ronaldon: Bëhet i bezdisshëm me sjelljet në fushë”

  1. Trotski says:

    O Marko Trapi Qepe O Legen .Ronaldo eshte Nje Lojtar Fisnik si dhe Messi e Mbape.

  2. Satér says:

    Lojtari mê pederast qê ka futbolli sot ! Parazit , spekullant, egoist i sëmurë! Futbolli është art , kultur, bashkim jo dhunë ,cmiré dhe injorim!

  3. FAKTI says:

    Jam shume dakort me trajnerin, eshte kaq i besdishem sa humbet çdo vlere njerezore. Ku krahasohet me Messin apo Mbappe?! Shiko mimiken e fytyres se Mbappe dhe Ronaldos sa te veshtiret.

  4. Ledio says:

    Futbolli eshte biznes, reklama, fame, mashtrim edhe Ronaldo thjesht po luan “lojen”. Po nuk me besoni mua pyesni Armand Duken & Cakenjet e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje