Kane: Sa shpejt ndryshoni mendim, kur fitova "Këpucën e Artë" thoshit se isha numri 1

26 Qershor 2021, 11:29Sport TEMA

Harry Kane është një nga yjet e mëdhenj të Europianit, që ende nuk e ka treguar më të mirën e tij dhe për këtë është vënë në qendër të kritikave të tifozëve dhe opinionit sportiv në Britani.

Kapiteni i Anglisë ka folur së fundmi në lidhje me këtë çështje.

Ai shprehet se njerëzit e ndryshojnë mendjen shpejt dhe qëllimi i vetëm duhet të jetë vazhdimësia.

“Njerëzit e ndryshojnë shumë shpejt mendjen e tyre. Jo shumë kohë më parë unë fitova Këpucën e Artë dhe unë isha gjëja më e mirë në Botë.

Njerëzit po tërboheshin për mua dhe tani ndodh ndryshe. Prandaj unë gjithmonë kam thënë se nuk duhet të arrish majën apo të shkosh në nivel të ulët, por qëllimi duhet të jetë të jesh stabël”, u shpreh Kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje