Mançini i merr parasysh të gjitha, zgjedh pesë “snajperistë” në rast se nevojiten penalltitë

26 Qershor 2021, 14:30Sport TEMA

Italia do të luajë mbrëmjen e sotme biletën për në çerekfinalet e Euro 2020, teksa përballen në Uemblej me Austrinë.

Axurrët janë në një formë të shkëlqyer dhe shihen favoritët absolutë për të kaluar më tej, megjithatë trajneri Roberto Mançini kërkon t’i marrë parasysh të gjitha dhe të mos surprizohet.

Ndaj, stafi teknik i të kaltërve ka zgjedhur edhe pesë futbollistët që do të godasin penalltitë e para, në rast se ndeshja nuk zgjidhet për 90 apo 120 minuta.

Kështu, i pari që do të marrë përgjegjësinë është Zhorzhinjo, më pas Imobile, Açerbi, Berardi dhe në fund Bonuçi.

Ndërkohë, bën habi fakti se Insinje është jashtë kësaj pesëshe dhe pritet të jetë vetëm i gjashti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje