Kostandin Grillo denoncon në polici Thoma Gëllçin: Më kërcënoi se do më zhdukë

26 Qershor 2021, 19:18Sport TEMA

Komentatori sportiv, Kostandin Grillo, njëherësh menaxher lojtarësh prej më shumë se dy dekadash, ka marrë dje një telefonatë kërcënuese.

Kostandin Grillo mësohet se sot ka bërë denoncim në polici, duke paditur direkt ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi.

Vetë Grillo në një bisedë për “Panorama Sport”, ka sqaruar gjithçka.

“Më telefonuan të premten dhe më kërcënuan në emër të Thoma Gëllçit dhe një ish-drejtoreshe në RTSH. Personi që më telefonoi, më tha që nëse vazhdoja të shkruaja për këta personazhe në profilin tim në “Facebook”, do vinin të më gjenin, pasi e dinë se ku rri unë.

Personi që më telefonoi nuk u prezantua me emër, por më tha që ‘jam vëllai i Yllkës’, një ish-drejtoreshe që unë nuk e njoh fare dhe as kam shkruar asnjëherë për të.

Ia thashë këtë dhe më pas më kërcënoi duke më thënë: ‘mos shkruaj më për Thomain dhe të tjerët se janë grup’.

Më tha gjithashtu se ‘jam dibran dhe ne i presim drutë shkurt. Të vimë aty dhe të zhdukim’. Sot unë menjëherë bëra padi në polici për Thoma Gëllçin. Denoncova edhe numrin që me ka marrë dje në telefon”, rrëfen Grillo për “Panoramasport.al”.

Në fund komentatori bën edhe një apel. “Kam besim te Policia e Shtetit dhe Prokuroria se do e zbardhin çështjen. Por, nëse nuk më marrin në mbrojtje, atëherë të hënën do u drejtohem të gjitha ambasadave europiane në Shqipëri, përfshi edhe atë Amerikane. Mund të kërkoj edhe azil”, përfundoi Grillo.

4 komente në “Kostandin Grillo denoncon në polici Thoma Gëllçin: Më kërcënoi se do më zhdukë”

  1. Prishtinali says:

    Inshalla te zgjidhet çeshtja,perndryshe edhe ti o Kosta po na iken.Jemi kurioz se ku do ta kerkosh azilin,ne çfare vendi.

  2. Pargali says:

    Ne pi..dh te motres tende te shkosh o bastard.

    Pederast qe ishe me Ceverna Zvezden.

    Plehre e pabese.

    Kujton ti se i rruhet per ty Amerikes qe po digjet nga xaxat e blm.

  3. I sakti says:

    Ik mor Kosta mor debil. Fillove duke sajuar histori mbase te merr me sy te mire dhe te merr prape ne pune plaku Mere reformator qe hiqet si drejtor i pergjithshem. Per cfare e denoncon Thoma Gellcin kur kercenuesi te qenka prezantuar kush eshte. Hajvan i pavlere qe as koment nuk di te besh. Sa per menaxher lojtaresh lere lere. I merr ne shqiperi dhe i le rrugeve ata hallexhinjte nga afrika. Mbase te marrin ne Serbi te japin azil, se tamam per ne azil je. . Ke gjithe jeten vetem gam gam ben. Nuk dite kurre te besh ndonje pune.

  4. Talent tahiri says:

    RTSH gjithone edhte vjedhur, por si keta qelbesira mafioze kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje