FOTOT: Tension mes dy "kombeve bërthamore", India dislokon 50 mijë ushtarë në kufi me Kinën

28 Qershor 2021, 12:15Bota TEMA
FOTOT: Tension mes dy "kombeve bërthamore", India dislokon 50

Rriten sërish tensionet në rajonin e Himalajeve, pasi India vendosi të dislokojë 50 mijë ushtarë të tjerë në kufirin shumë të diskutuar me Kinën.

Të dyja palët u përplasën një vit më parë në zonën malore, ku 20 ushtarë humbën jetën, në ditët më të përgjakshme që prej luftës së vitit 1962.

Në 3 muajt e fundit, India ka përforcuar sigurinë në kufi duke dërguar avionë e trupa, të cilët tashmë kanë arritur në 200 mijë.

Edhe Kina nga ana tjetër nuk ka mbetur pas dhe për këtë arsye ka rinovuar infrastrukturën në zonë, si dhe ka ndërtuar bunkerë dhe vendstrehime.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje