Një tjetër çmenduri në jug të vendit për shfrytëzimin e vijës bregdetare, digjen shezlongët në Dhërmi

28 Qershor 2021, 09:05Politika TEMA

Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistuar në jug të vendit sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Drimadhes janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qënë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, ose konkurrenca.

Sipas policisë, në Drimadhes janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të një shtetasi me iniciale B.D.

“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi,  ka rënë zjarr dhe janë  djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D”, thuhet një njoftimin shkurt të policisë.

Po në zonën e Drimadhës ka ndodhur një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasin H.F 28 vjeç.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

19 komente në “Një tjetër çmenduri në jug të vendit për shfrytëzimin e vijës bregdetare, digjen shezlongët në Dhërmi”

  1. Jeta mbi parat says:

    Shezllonet s’duhet te vendoset sipas deshires se njerezve. Keto pune ti vendos bashkia e cila duhet te administroje teritorin. Shtet rrumpalle.

    1. Kalec Dega says:

      Sikur i pastroi shezllonet qeveria e Edi Rames, ne plazhet e vogla….

  2. trendafili Permetit says:

    Ore, eshte ne vete ky shtet qe lejon qe plazhi i te gjitheve ta vjelen privatet?! Duhet te nxjerre ligj dhe te vendos police: plazhi eshte i shqiptareve dhe jo barbareve. Tani kujtojme kohen e Enverit qe shkoje nga te doje ne plazh e bregdet. Kjo kohe na ngjalli vellavrasjen, gjakmarrjen , armiqesine midis njeri tjetrit, vjedhjen, kurverine , na çrrenjosi familjen, na prishi shkollen, na ndau nga shoqeria, na beri me vila por s’i gezojme dot se vdesim sa i mbarojme……A do vendoset ndonje dite ligji apo keshtu do vazhdoje?! PO une, kujt i theme se s’ka kush te degjoje sot. Shajme jeten, shajme qeverine, shajme gjitheçka dhe cikli i harbutelleqeve rrotullohet rreth atyre qe gjenden gjalle.

  3. Berati says:

    Fajin e ka Voltana. Po sme besuat pyesni Hilen.

  4. Taulant says:

    Shkarkoni bixhozxhiun Blendi Klosi min.i turizmit.
    Min.e turizmit nuk jep lejet sepse do qe ti paguash gjoben .

  5. leko says:

    PA AFTESI E PUSHTETIT LOKAL… keto jane turpe shqipetare…. Qelbesirat pushtojne bregdetin…
    Shteti nuk meret me regullimin e ketyre problemeve por ka hall te prishi ndertimet pa leje qe duhen prishur por ne nje kohe me te pershtateshme…
    Sa per pronaret e ketyre shezloneve mir tu behet se te marin 2000 lek per nje cader…. O kafshe te ndyra shikoni ne Parga, Lefkadha etj qe mer nje uje qe kushton 0,5 euro dhe rri gjith diten…

    1. Taulant says:

      O debil cmimi vihet ne baze te ofertes.
      Ne Itali,Spanj e Kroaci nuk ka cader nen 10 euro.

  6. Tajari says:

    Ha ha ,idiotesia e vetegjyqesise Shqipetare s’ka te mbaruar .Perpara drejt Afrikes

  7. Shqipëtar! says:

    Nuk mundvtë ndodhë ndryshe?! Vija bregdetare është “pushtuar” nga “pronarë” të apo të pa_liçensuar dhe hapsirë publike nuk gjen askund?!!
    “Privatizim” i bregut, zgjerimi i “teritoreve” nga pronarë të vilave të vijës së parë, mbyllje të rrugëve që lidhin rrugën me bregun e rërës (psh. në Qerret ku kanë vila pëlitikanë, apo drejtuesi i emisionit “opinjon”…)
    Ne flasim KOT asgjë nuk lëviz, edhe opinionet tona në shkrimet tuaja janë KOT FARE, pa vlerë, për sa kohë nuk reflektohet?!

  8. Moto says:

    Në Kroaci ku kam patur fatin të bëj plazh nja dy herë vura re se neper plazhe nuk kishte shezlonë fare. Njerzit bënin plazh ku të donin thjesht me një peshqir që e shtronin mbi rërë.
    Shezlon mund të merje kundrejt një pagese vetëm nëse e kërkoje. Asnjeri nuk të detyronte për shezlon dhe asnjeri nuk të ndalonte se ku doje ta bëje plazhin.
    Pse nuk bëhet dhe këtu e njëjta gjë? Pse këtu plazhet na paskan pronar?

  9. shqip says:

    Përpara se ta(” vrisnin “) gjykonin, trego ata i thanë , kush zjarrin i vu ( depos) shazllonave, shokët e tu kush janë . (?) Ai ( krenar) i dhjerë qëndronte dhe s’fliste as një fjalë, në zemër kish Saliun , në brez mbante nagant. Ka fol naltmadhnia, me mor spata e çfurqe , tu biem e ti shuajm, ti lyejmë me të kuqe. Ne jemi shtet sovran bërtet burri i botës , nuk duam Amerikë, jemi të zot’e tokës. Kam vënë edhe tabelë, kjo është tokë e zanun, s’ka shtet që mund t’ma merr, se e shtrij të plasun. Gjaku deri në gju do rrjedhë si rreke, vaj me det o popull, çfarë shteti kemi ne. Shprehje gjeografike thosh një herë Bismarku, ndër veti ata vriten, e kanë hak dajakun. S’është për të qeshur, është për të qarë, Shqipëri e varfër nga ta zësh më parë. Ju kujtohet busti kur e hoqët zvarrë, dhe shtetin pa ligje kush ta vjedhë më parë ? Ja ku jemi sot , kërcet veç kallashi, tritol poshtë makinës , të vrasin mes plazhit.

  10. Operacioni Zjarri says:

    Po keshtu eshte lur lejet e shezlonave jepen me ane te ryshfetit. Nga na doli biznesmeni Bilal ne Dhermi?

    1. Sal says:

      Nga mbiemri me duket kuksiane.

  11. Elton says:

    Anarki totale ,qeveri leshi ,qari i Grekeve qe te thithin turistet qe shpenzojne ,e te sjellin ata qe nuk konsumojne asgje ketu .

  12. Olsi says:

    Enver djali cohu nga varri ,dhe behe shqiperine prap nga e para ,nga jugu ne veri ,se cdo gje ka dale nga binaret.

  13. Erdogan says:

    Nga na doli Bilali ne Vorio Epir ate thuaj ty me comentin Operacioni Zjarri.
    Kur thoshte Andoni nga Zagoria
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine “Pella-Zagareve” te Allahut u prishej gjumi sa mendonin keta Kaure te derrit do na hapin probleme sepse kishin Ndergjegje Osmane.Dhe skishin faj,i thone 500 vjet.
    Ndryshuan Kombesine Greke te Epiroteve,Ilyreve nga Vasil Theodhori,Odhise ne Qemal,Bilal,Salih,Mahmut Enver Abdullah etj.
    Djallezia dhe Hipokrizia qe Salih Berisha dhe i gjithe veriu boshatisi vendasit Aftohthone (autoktone) te Jugut sidomos Greket e Vorio Epirit paguhet.

  14. Dicka nuk shkon ketu says:

    Ne jug u dogjen shezlonet , ne veri u vrane kater njerez .

  15. Selami Xhepa says:

    Me jepni Ministrine e Brendshme/Te Leshit edhe mercenerat kundrejt nje pagese qe do paguhen nga leket e ketyre Bilaleve& Ferracakeve do i gjeje vete edhe mbyllet kjo pune.Vetem mos me pyesni se si do mbyllet vetem kenaquni me plazhet, ujin edhe Diellin qe Perendia fatkeqesisht na ka bekuar. Ju garantoje qe nuk do beje asnje tender per uniforma ” bashkohore” ” Europiane” edhe nuk do beje “reforma” ?

  16. Tail anti kerkon nje moter says:

    Taulant,,po mami jot sa mer per nje gojore,,,,,,,por ta dish revolucioni sapo ka filluar ,,luft kunder pushtuesve te tokes,,detit,,ajrit,,jetes,,,,,çohu shqiptar çohu nga prangat e roberis çlihrou

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje