Edhe gaforret edhe zogjtë vriten për territor

27 Qershor 2021, 19:09Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara se të ndodhnin dy tragjeditë, ajo e vrasjs së një familjeje të tërë në autostradën Levan- Vlorë dhe kjo e përplasjeve me armë mes dy familjesh në Velipojë, ne të gjithë ngryseshim e gdhiheshim me telenovelën tragjike të vrasjes makabre që një pilot grek i bëri bashkëshortes së tij angleze duke e mbytyr me jastëk në gjumë. 

Vrasja dhe krimi nuk kanë as kombësi, as etni, as ngjyrë dhe as seks. Ato janë krime që i bëjnë njerëzit kundër njerëzve. Për fat të keq, historia  njerëzore, është e shenjuar më shumë nga luftërat sesa nga paqja. “Of the past 3,400 years, humans have been entirely at peace for 268 of them, or just 8 percent of recorded history – në 3400 vitet e fundit, njerëzit kanë jetuar tërësisht në paqe vetëm 268 prej tyre”. -thotë Chris Edges në një artikull në New York Times në vitin e largët 2006 në kapitullin e parë të librit  ‘”What Every Person Should Know About War”. Periudha e fundit, pra, nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e këtej, megjithë konfliktet dhe luftërat lokale apo rajonale çmohet si më paqësorja. Megjithatë njeriu bëhet vrasës për njeriun dhe ai vijon të jetë armiku kryesor i tjetrit dhe i natyrës. 

Mirëpo nëse sheh natyrën e krimeve në Shqipëri dhe sidomos nëse vështron vdekjet e fundit në aksidente dhe ato që kryhen për motive të dobëta, siç thuhet, vëren se të gjitha lidhen me territorin. Ne shqiptarët ende nuk e kemi mësuar se vendi ku jetojmë është dënimi që kemi marrë qysh se lindëm këtu që ta ndajmë atë me njëri-tjetrin në paqe, se në vetëdijen tonë duhet të ngulitet thellë ideja që në këtë territor nuk jemi vetëm ne, por jemi të gjithë bashkë dhe atë duhet ta ndajmë me paqe dhe jo me luftë.

Në librin e tij “12 Rregullat për jetën” Xhordan Peterson në kapitullin e parë bën një vëzhgim interesant dhe vëren se lufta për territorin nuk është vetëm një çështje e njerëzve. Ajo përbën një konflikt të vazhdueshëm edhe te kafshët. Gaforret që jetojnë në tabanin e oqeanëve kanë miliona vjet që jetojnë me këtë konflikt dhe e kanë zgjidhur atë. Në pranverë, ndërsa ne të gjithë mrekullohemi me këngën e zogjve që kthehen, në fakt, ne harrojmë se kënga e tyre apo këngët e tyre janë klithma ndeshjesh dhe grindjesh për territor, pra ata po stabilizojnë hapësirën mes tyre. E kafshët e kanë zgjidhur këtë konflikt. Ato e dinë se janë të dënuara ta ndajnë territorrin dhe të jetojnë së bashku. Kështu vëren në kapitullin e parë të librit Peterson.

Po te ne çfarë po ndodh ? Nga pikëpamja antropologjike po rishfaqet në mënyrë kriminale një nga dobësitë më të mëdha të shqiptarëve që është kryelartësia, mburrja dhe guximi apo trimëria individuale për ta sfiduar tjetrin jo me urtësi por me dhunë.  Ai djali 22 vjeçar që drejtonte Audin Q8 me 1500 kuaj fuqi është simboli i kotësisë shqiptare dhe i vanitozit kriminal. Ai është modeli që kemi ndërtuar këto vite përmes narrativave konsumiste dhe arrogante që i shfaqim në televizione e në rrjetet sociale. Pak kohë me parë, kur u shfaqën videot e kryegjyqtares së Elbasanit që performonte në zyrat e Gjykatës, pati edhe nga ata opinionistë që nuk i dhanë rëndësi muzikës që ajo dëgjonte dhe shkeljes së etikës, por thanë që duhet parë si e ka realizuar detyrën. Pikërisht ky mentalitet ushqen modelin arrogancës dhe të krimit që të vret me anë të dhunimit të shfaqjes. Gjyqtarja që dëgjonte këngën “Mafia mafia” apo “kallash kallash”, ky djali që i turret autostradës me 150 km në orë dhe merr përpara një familje të tërë nuk e kanë vetëdijen se territori ku ata jetojnë nuk është vetëm i tyri, por ai duhet ndarë edhe me të tjerë. Mentaliteti i këtij modeli është sfida dhe mendjemadhësia, ideja kriminale për të rënë në sy dhe për t’iu imponuar tjetrit me forcën që ka luksi i parasë. Në atë territor ku ai jeton dhe në atë rrugë ku ai shkel asgjë tjetër nuk duhet të ekzistojë ose edhe nëse ndodhet aty ai do ta shkelë dhe pastaj nëse do të duhet të japë llogari në gjykatë, atje do të gjejë modelin e vet, do të gjejë gjyqtaren që bën paradë mode me këngën « Mafia mafia » e cil këngë nuk është çudi të ketë qenë në bokset e audit që mund ta ketë çuar në ekstazë atë ditë kur ecte si i çmendur dhe vrau një familje të tërë.

Kur mendon se Shkodra ka pasur që në shekullin e XIV dy Statute një i Drishtit dhe një i Shkodrës, që rregullonin jetën politike fetare ekonomike e sociale me kode të përcaktuara qartë, që nuk i kishin as shumë qytete-shtete në Europë, të vjen keq kur sheh se si është katandisur sot ai qytet. Krimi dhe vrasja për një fjalë goje, heqja dorë nga institucioni i fjalës dhe dialogut dhe zgjidhja e çdo mosmarëveshjeje me plumb e me vdekje, e ka bërë këtë qytet një fantazmë dhe një hije të asaj Shkodre që njohim nga historia. 

Krimi dhe vrasja për territor nuk është vetëm problem i Shkodrës. Ai këtu shpërtheu në mënyrën më të vrazhdë dhe shenjoi një viktimë të pafajshme. Një djalë vetëm 20 vjeç vdiq nga kjo barbari dhe në xhep kishte vetem 30 lekë. 

Fenomene të tilla të rënda dhe rritja e kriminalitetit në mënyrë tragjike siç po ndodh te ne me vdekjet në rrugë dhe me vrasjet për territor, kanë nxjerrë vërtet në pah defekte të rënda të shfytyrimit tonë moral, por shoqëritë e shëndosha reagojnë dhe gjejnë zgjidhje. Për fat të keq ne kemi një klimë politike të tensionuar. Të mos harrojmë se vetëm para dy muajsh në mes të Elbasanit një komando politike e PD-së vrau qytetarin Pjerin Xhuvani dhe asnjë prej drejtueve të lartë të PD-së nuk u distancua nga ky krim. Gjuha e dhunës dhe nxitja e luftës ka qenë konstantja e retorikës së opozitës te ne. Në anë tjetër, edhe qeveria nuk ka mundur të ndërtojë një klimë më të mirë dhe të vendosë rregull në territor. Në disa raste modelet e mburravecëve, paaftësia dhe korrupsioni dhe lufta selektive për të vënë rregull ka krijuar një acarim të ndjeshëm te një masë e madhe e publikut.

Qeveria nuk duhet ta lërë territorin si mall pa zot dhe ta bëjë atë gjah për më të fortët. Edhe në ato bashki ku ajo nuk ka kontroll, ajo ka mekanizma të tjera që të vendosë rregull. Është e paimagjinueshme se si mund të vriten dy familje për të rrëmbyer një pronë që na përket të gjithëve. Si ka mundësi që ato dy familje në Shkodër nuk e dinë që ai territor, ajo rërë, ai plazh dhe ai det janë tonat dhe nuk mund të vriten ata që t’ia rrëmbëjnë njërit-tjetrit. Mirëpo ai plazh në Pulaj është simboli i gjithë territorit shqiptar në bregdet që është zaptuar dhe zaptohet nga të fortët dhe banditët tash 30 vjet. Deri tani shteti nuk ia ka dalë që të bëhet zot i ambienteve publike dhe të na tregojë të gjithëve se në qoftë se ne nuk dimë ta ndajmë hapërsirën publike në paqe dhe në harmoni, atëhere ai të na tregojë forcën. Mirëpo forcën e tregon një shtet që na përfaqëson të gjithëve jo një shtet që përfaqëson frikën nga të fortët dhe nga të korruptuarit. 

 

17 komente në “Edhe gaforret edhe zogjtë vriten për territor”

  1. FAKTI says:

    Kjo qe thua ti Ilir qendron, por burimi i te gjitha te keqiave eshte prona private qe njeriu nuk e administron dot ne bashkesi. Jetojme si shoqeri (themi) por çdo gje e kemi te ndare, gje qe shoqeria duhet ta kishte bashke. Pra me kete menyre, gjitheseicili duhet te rronte vetem dhe me pronen e tij, pa parlament, pa shtet dhe pa asnje mbrojtje nga tjetri dhe ligjin ta bente xhungla si te kafshet. Por duke qene se jetojme ne shoqeri, gjitheçka duhet shoqerore. Ne sot duhet ta kuptojme qe nuk eshte e gjitha ajo qe trumbetohet: prona private eshte e shenjte. JO, koha e ka vertetuar se prona private eshte mekati m i madh per jeten e njerzeve. Kjo eshte e vertetuar para dhe prapa çdo sistemi; koha po tregon se per 30 vjet sa njerez jane vrare ne Shqiperi…..kam shume per te thene, por do shikoj ndeshjen, pronen shoqerore.

    1. Them une says:

      Në rradhe të pare unë kame shume rrespekt per Ty Ilir.. Por Kure thua se Shteti nuk Ka munduer të kontrollone territorin nuk eshte e vertete a po ti nuk thua të verteten .. Ne kemi pase dhe kemi nje shtet të korruptume dhe kriminela dhe këta horra nuk. Done me e kontrolllue territorin se pse marrin leket e korrupsjoni për vetie… Por si do qofte puna myslimanet e Shkodres a po Turqit siqe e quane veten Jane njerzit më të poshturit e Shqiprise vrase mbsae shpine hajdute dhe pa as nje vlere njerzore

  2. Trap qenke dhe ti si hila says:

    Titull bytheqiri paske vene! Se mos te rreshqet dora e kritikon shokun enver e min e brendshem Hekuran isai,me fal bledi cuci !!!! Ti qenke vertet rtote kari! Te gjithe me thoshin qe i tille eshte,miqte e tu me thoshin,une thosha kushedi si e ka hallin! Eshte pa buke e ndaj mbron ramsojsezin!!! Ata paskan te drejte!!! Nje kar si ti citon nje gjoja konsulle gjermane pa emer qe i fyente shqiptaret si egersira,kur e pi qe ju turren ta q…ne prapanice ate,dole ti duke perfshire gjithe racen njerezire ne kategorizimin si gje e eger e fatkeqe!!! Gjithe kelyshet e jugut keni pjerdhur nga trute e po mbroni ramen,se eshte juaji,dhe pse krimi e korrupsioni vrasin perdite!!!! Te dy beni mire qerohuni nga shqiperia e q….ne b….diku nga amsterdami a athina!!!!

    1. Mira says:

      Per ty injorant qe me kete koment nuk mund ta vesh vendin as ne rragun e atyre qe jane prapa burgjeve , ju kellirat e shoqerise qe nuk ju ben pershtypje asnje vrasje qe ndodh perreth jush . Te zesh ne goje profesor Yzeirin apo Hillen ty te duhet nje oqean i tere te lash kellirat e tua te gojes dhe mendjes tende . Njerez si ty felliqesira te shoqerise duhet tju au presesh duart e ndyra kur shkruajne ne komente . Te jem e sinqerte , per vrasjet ne Velipoje ( me perjashtim te djalit jetim ) jam e gezuar qe ndodhen . Ca kellira me pak ne shoqerine tone , kurse per humbjen e familjes me 4 persona me dhemb shpirti . Ata jane viktima te shemtirave si ty .

  3. arjan says:

    Yzeiri. Je i zoti i penes, por jo i fjales. Shume zhgenjyese nje interviste juaja ne nje kanal tv, ku na keshilloje qe Gjykata Kushtetuese duhet lene te punoje, a thua se anetaret e saja kishin ardhur direkt nga bangot e shkolles dhe nuk ishin gjyqtare me vjetetsine e nevojshme ne oune.

  4. drini says:

    Bravo Ilir Yzeiri.
    Ke bere nje analize shume e goditur.

  5. Ad says:

    Njeriu eshte qenie biologjike pastaj shoqerore. S’ mund te jete njeheresh edhe qenie biologjike edhe qenie shoqerore
    Prona private dhe privatesia do te mund te rrudhen, por do te ekzistojne
    Mendoj se njeriu modern, r kam fjalen per ndergjegjen, ka ardhur

  6. Hiu says:

    Yzeir ishe yzeir ngele. Ti mund te konsiderohesh kokrra e legenit dhe e kurves analisike. Je totalisht i pa afte per te bere punen qe ben.

  7. Miku i butë says:

    Ti, Trap….,sapo i dhae të drejtë asaj gjermnanes anonime!

  8. TURIEMIGR says:

    PER MENDIMIN TIM PROBLEMI PRONE DO EKZISTOI VAZHDIMISHT. NE PROBLEMIN E KEMI SE SI E ZGJIDHJIM NE SHQIPTARET PROBLEMIN.
    NE PSIKOLLOGJINE E SHQIPTARIT ÇESHTJA ZGJIDHET VETEM ME ARME. KETU ESHTE PROBLEMI. KETU ÇDO DEBAT PERFUNDON ME TE VDEKUR. NXITOJME NE ÇDO GJE, NE RRUGE TE JEMI TE PARET, NE RADHE TE PARET,NE PARKIM TE PARET,DHE PERFUNDIMET,JANE TE VDEKURIT STIVË.KU PO SHKOJME? MRNDOJ SE PAS DISA VITESH GJYSMA E SHQIPERISE DO TE JETE NE HASEM ME GJYSMEN TJETER. TIPIKE SHQIPTARE,TE PARET NE ZULLUME.

  9. Edison says:

    Ky te ngushellon! Vazhdoni e vrisni se keshtu ben vaki gjithandej. Ku jane katandisur keto njerzez ne sherbimet e tyre!

  10. Soza says:

    Pergjithesisht korekt.
    A e dini se ministria qe drejton Blendi Klosi e ka per detyre shperndarjen ne territor te siperfaqeve qe jepen ne perdorim?

  11. Ben says:

    Ja pra qe ngado te rrotullohemi prape te shteti bie faji.
    Kur luftonin ne Usa kartelet e droges ne shek. 20. per kontrolle territoresh
    Kur luftonte Ira me bomba ne Angli per territore.
    Ne Itali ne vitet 80 mafia siciliane.
    Pra,ne jemi mbrapa me shtetin e thene thjesht,nderkohe qe keto shtete i kane bere zap keto gjera deri diku.
    Nje Audi me qelbesire brenda qe vret me shpejtesi eshte vetem nje…por sa ka nje rruget tone perdite me super makina 80mij€ qe levizin..qartesisht para droge e qesendisin e askush se ndalon ti verifikoj …ata ne cdo sekonde mund te ta marrin jeten se jane mesuar me krim..kush e ka fajin?Normale Shteti qe le ne rruge keta horra.Se kush ta kape ..une baba me dy femije?Ketu u bene drogaxhinjte ne rruge me benza 1 ne 2 veta.
    Sa duan keta te rrine ne pushtet per te gjetur 5 prokurore te mire?50 vjet?
    Edhe kjo ngjarje…kush duhet ti ndaje me saktesi gjerat?Pse nuk i ka vajtur mendja te telefonojne policine bashkiake apo te shtetit keta te rregullojne gjerat?Sepse skane besim tek asnje.
    Shteti prape e ka fajin.
    Nuk ka faj kur cmendet komshiu apo dikush…por ketu tek ne..ne cdo situate qe ndodh sheh handikap te madh qe mund te zgjidhej nga Shteti.
    Ne Usa cpo behet me armet me leje qe hyjn ne shkolla e bejne kerdine..po jane 300mil.banore..edhe prape shteti mban pergjegjesi e te gjithe e pranojne,
    Po ne jemi a sjemi 3 mil.e kemi bilanc lufte me vrasje dhe aksidente nga 4 perdite..turp qe sdin te ndertojn shtet funksional per 3mil…jemi sa Milano brenda pa Lombardine.
    Mbeten tere kohen zgjidh nje problem,hap 5 te reja.
    Hoqen Lazaratin..te ve friken nga ecen se i ke nga te gjitha anet “lazaratasit”.

  12. Niku says:

    Te gjithe “harrojne” dhe anashkalojne faktin se eshte DNA-ja e shqipove me bisht, shkaku i te gjithe te keqiave, i shqipove shpellare mesjetare qe kane ate xhungel qe duan, qe kane ate shtet, ata politikane dhe ato qeveri qe u duhen (duan) dhe mos kerkoni teorira per te justifikuar gjendjen… Shume bukur e shprehu Kreshnik Spahiu me citimin e shkrimit te Konsullit (grua) gjerman ne Stamboll, gjate nje vizite ne Shqiperi ne vitin 1911 , i derguar nga ana Qeverise Otomane qe pergatiste “pavaresine” e Shqiperise…(!!!???) Ketu Konsulli thote as me shume e as me pak se “shqiptaret jane njerez te eger ku duhet qe thjesht t’i mbajme, t’u japim arme qe te vriten midis tyre ne vere, ku te vijne turistet e te bejne sehir, ndersa ne dimer t’i ushqejme qe te pushojne e te shumohen….” (!!!???)

  13. Sul Korriku says:

    Gjithçka lidhet me sistemin e drejtesise. Në se dikush denohet p.sh. me 25 vjet ai duhet te beje realisht te pakten 25 vjet burg.
    Në se krimineli potencial mendon se do tja hedhe duke paguar, kriminaliteti nuk zhduket apo menjanuar kurre!

  14. Skenderbegasi says:

    Profe me kujtove Darvinin te libri
    Prejardhja e llojeve kur thoshte:
    Edhe kafshet kane grimca logjike. Nuk kam gje per artikullin por nuk
    ke goditur ne qender (tek dhjeta)
    Enveri I vuri mbi shpine nje bare
    te rende ketij populli qe nuk mund
    ta mbante dhe po e ilustroj me nje
    shembull shume domedhenes.
    Perfytyro nje llastik te inkastruar (fiksuar) ne nje ane dhe te terhequr ne max nga ky I mesipermi.
    Po shiko c’ndodhi me pas me kete
    me te paudhin tjeter Sali.
    E kapi llastikun djalli ne skajin e tensionuar e permori dhe e leshoj ne krahun tjeter.
    Keshtu qe duhet kohe te vene guret
    neper vende.
    Mos te harojme se duke qene 75%
    nga zonat rurale (fshatar) ne ate kohe dhe te zbritur ne qytete sollem ne keta te fundit konceptin
    nder shekullor te prones qe mund
    te shprehet;
    Fshatari eshte aq I lidhur mbas prones sa qe eshte gjithemone spekullator.
    Nuk mund te flase per statistika
    te krimit te pronesis por mendoj
    se priashto te fortet e qyteteve, pjesa dermuse eshte fshatare.
    Profe eshte puna e llastikut ne
    krahun tjeter qe degradoj kete
    vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje