Nga Aranit Muraçi
Katër të vrarë më 2 prill 1991 në një demonstratë politike në Shkodër. Ende sot e djatha akuzon të majtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar!
Katër të vrarë më 11 janar 2021 në një demonstratë politike në Tiranë! Ende sot e majta akuzon të djathtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar!
Katër të vrarë më 27 qershor 2021, në plazhin e Velipojës. Jo për çështje politike, për “çështje pronash”.
Jo për ‘çështje politike’, por sa kohë ka që bregdetit dhe detit shqiptar i kanë dalë edhe pronarë! Politikanët që kanë hartuar politika zhvillimi për turizmin në këto 30 vjet, a kanë ndonjë përgjigje dhe e mbajnë ndonjë përgjegjësi? A e dinë ata se kush i zotëron hotelet dhe komplekset apo resortet turistike! Po rëra dhe deti shqiptar a kanë pronar?
A ndodhin në Greqi, Kroaci, Malin e Zi krime të ngjashme, për të zaptuar pronat publike në bregdet, si në Shqipëri?
Sherri që çoi sot në një masakër, sipas policisë, nisi për rërën e bregdetit dhe ujin e detit. Ndodhi në mes të sezonit turistik. Turizmi dhe bujqësia konsiderohen dy sektorët kryesorë të ekonomisë sonë. Pas ngjarjes shumë pushues të tmerruar morën çantat dhe ikën natën. Të tjerë që kishin planifikuar Velipojën sot, do të kenë përfunduar me siguri, në Malin e Zi ose Kroaci.
A e keni dëgjuar këtë klasë politike që “vajton” ende për rreth 5 mijë viktima të kohës së komunizmit, të cilët u vranë gjatë 45 viteve të diktaturës për bindje politike. E gjen fajtorin te kundërshtari politik, por nuk përmend emra konkretë. Ajo që dimë është fakti se në 30 vjet nuk ka ende asnjë të dënuar për krimet e komunizmit!
Në mungesë të një analize serioze nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili mblidhet sa herë ka tension dhe sherr banal mes krerëve të partive, apo edhe i të dhënave zyrtare, sipas disa raporteve të besueshme nga 1991 deri më sot besohet se janë vrarë për çështje pronash rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë.
Nuk përfshihen në këtë listë rreth 4 mijë të vrarë në ’97 dhe me dhjetra mijëra të tjerë që janë vrarë nga krimi i rrugës, larje hesapesh, apo krimi i organizuar, në këto 30 vite. Nuk përfshihen as aksidentet, shumica prej papërgjegjshmërisë së shoferëve, siç ishte shuarja e një familje me 4 anëtarë dy ditë më parë.
E ndërsa bota po çlirohet sot nga makthi i pandemisë, shqiptarët vazhdojnë të zgjohen çdo ditë me lajme të një bilanci tragjik që solli dhe mbolli politika e viteve të mbrapshta. Nëse nuk vihet “gishti në plagë” çdo ditë e më shumë bilanci tragjik në shoqërinë tonë do të thellohet. Janë plagë sociale që e kanë burimin te drejtësia e munguar dhe shteti i kalbur me zyrtarët e tij të korruptuar. Në vend që të ishte punuar për shërimin e këtyre plagëve, kur duhej të ishte ngritur një ditë e më parë drejtësia e re, kjo e fundit sulmohet politikisht pa asnjë propozim dhe ide më të mirë sesi ajo të mund të avancojë përpara.
Pasojat politike janë edhe më tragjike se ‘Covid-19’ në Shqipëri. Sot shqiptarët prisnin sërish lajme edhe të mira nga situata e koronavirusit në vend… por zgjohen trishtueshëm!
Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë zjarri, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës. Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes pronarëve të dy hoteleve për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës së rërës për vendosjen e shezllongeve dhe çadrave. Mes viktimave është edhe biznesmeni 59 vjeçar, Kujtim Ferracaku, pronar i një hoteli, “Fantazia” në Velipojë. Gjithashtu, i plagosur në këtë konflikt ka mbetur dhe vëllai i tij, Hasan Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit të Shkodrës.
Mendoj se per kete ngjarje perpos personave qe u konfliktuan fajtor kryesor eshte shteti i cili keto 30 vjet ka luajtur me pronat.Jane bere pronare ata qe nuk kishin as vend per tu varosur dhe pronaret e vertete kane mare vec perbuzjen dhe talljen .Pushtetare qe dolen nga hici dhe sot kane vene aq pasuri sa botes normale do ti duheshin disa breza pune.Ministri i rendit krejt i paafte per detyren qe ka .Ai mund te jete partiak shume i mire por eshte shtetar i keq .Cdo dite vrasje,aksidente,shere ,asnje nuk i ndalon dhe asnje nuk mban pergjegjesi.Qershia mbi torte sot k/ministri poston pamje nga velipoja,ironi me te madhe nuk ka
Epo vazhdoni votoni o njerez per PS dhe PD. Vazhdoni se mire e keni.
Normale ne nje hale islamikesh…..
Asgje nuk me ben pershtypje.Kane ndodhur dhe do ndodhin perseri.Shihni pronaret,femijte e pronareve,ne pergjithesi,ku arsimimi eshte cope cope,edhe i femijeve gjithashtu,+, futedhe shtetin se si ka bere ligjet,si i zbaton etj dhe behet edhe me sketerre muhabeti.Javes qe shkoi plasi ne Sarande,kete rradhe edhe me keq,ne Velipoje. E tmerrshme.
Komunizmi… shteti… bashkia… policia… e Majta… e Djathta… Akuzat breshëri. Si plumbat.
Përtej barazimit të 2 Prillit ’91 me 21 Janarin e ’11… përtej “Ah, komunizmi…” ka një elefant në dhomë. Apo më mirë ka një kafshë pylli në dhomë. Apo më saktë akoma ka një pyll plot me kafshë.
Gjatë komuniznit vërtet janë bërë krime, por kishte edhe shtet. Dhe kur na “erdhi demokracia” (as as erdhi, dhe as demokraci nuk ishte), u përmbys shteti, dhe u mbajtën krimet.
Që kjo kafshëri u ushqye dhe u nxit me zell nga Sali Berisha dhe e gjithë PD-ja, kjo dihet. Por që edhe turmat kalonin në ektazë kur shikonin kafshërinë në aksion sepse u shkonin pas midesë rrëmuja, plaçkitjet, djegjet, vrasjet, përdhunimet, edhe kjo është e dukshme.
Siç ke kokën, ta vënë festen. Siç ke trutë (se mëndje nuk bëhet fjalë), ke qeverinë.
Kur heqim dorë nga kjo hipokrizi dhe të pushojmë së shtiruri sikur kriminaliteti, vjedhja, plaçkitja, dhuna, vrasjet janë “fenomene të kësaj dhe asaj arsyeje”. Ky artikull iu vuri gishtin shtetit, një artikull tjetër i ra me spond bashkisë.
Në këtë vend gjysma votojnë një kafshë që vret në mes të ditës dhe të nesërmen hakërrehet si bishë e tërbuar “prapë do ju vras”, sa i del shkumë nga goja. Dhe gjysma votojnë Ali Babën me 400 hajdutë.
Sepse gjysmës së turmës i duket krejt normale vrasja dhe të gjithëve u duket krejt normale vjedhja.
Ky është thjesht geni barbar që të gjithë në këtë vend, kush më shumë e kush më pak, e ruajnë dhe e trashëgojnë më me fanatizëm se hebrenjtë paranë.
Dolen nga ferrat dhe u bene pronare hotelesh ne bregdet. Tmerr.
Kjo èshtè SHKÈRDHATOKRACIA e KRIMIT , DROGËS , KONTRABANDËS , HAJDUTÈRISË , KORRUPSIONIT , PLAÇKITJES së ZYRAVE të SHTETIT me PD KRIMIN , KORRUPSIONIN , LSI PLAÇKITJEN dhe KRIMIN dhe PS GRABITJEN dhe HAJDUTËRINË !!!! E GËZOFSHI HAJDUTËRINË dhe KORRUPSIONIN SHQIPÈRIA = 1 €URO !! Të na RROJNË KRIMINELÈT e Politikès BANDITESKE 30 VJEÇARE !!!⚖⚖
Hajdeni shihni masakren tek ura Dajlanit ne Durres ku jane bllokuar rruget e shtetit duke i rrethuar per hotel se jane hapur bythsh pronaret e detit dhe per te bere hotelin ju duhet te bllokojne diten per diell dhe rruget e shtetit ne sy te policise bashkiake militante me ca barkderra te paafte qe sillen si pordha neper breke dhe ne fund te muajit fusin rrogen ne xhep. Ketu nuk kalon dot as makina e plehrave se i eshte zene rruga dhe bregu me shesllone deri 2 m prane ujit dhe njerzit ngjishen ne plazh publik prane Palases me dimension 5x 7 m. Ku eshte shteti tu a vere kembet ne nje kepuce ketyre zaptuesve te pangopur te bregut te detit. Cuo vadis, , ,
Kam disa dite ne Livadh dhe nuk kam pare nji makine policie. Te vetmen e pashe ne Himare qe per cudine time nji polic me shume kulture me dialekt te forte jugu me dha informacionin e kerkuar , .me shume polica si ky i duhen vendit.
Shteti duhe urgjentisht ti heqi liçencen dhe ti sekuesyrohe hotelet ketyre kafsheve! Denimi duhet te jete maksimal!
O Shtet! Ju po bashkepunoni me krimin sepse me bregdetin qe ja keni dhene pronareve te hoteleve Ata po pastrojne parate e tyre te pista.Urgjentisht duhet te dali nje ligj qe i gjithe bregdeti ti kthehet publikut dhe as nje milimeter mos ti jepej pronareve te hoteleve , turistat nuk kane nevoje per te fjetur gjume neper shazhllone se boll e kane gjumin e nates,Ata duan te ?hapsira ⛱??♀️?♀️?????⚽️?♂️per tu argetuar . Nese doni nje turizem bregdetare eltare hudhni syte dhe menaxhoni bregdetin ashtu sic menaxhohet ne plazhet eSHBA apo te Spanjes ku atje edhe pse hotelet jane me mijra dhoma ata nuk kane asnje shazhllon ne bregdet se zot i bregdetit eshte publiku. Menaxhojeni kete bregdet te bukur qe na ka dhuruar perendia, se do vije nje dite qe me kete menaxhim anadollak do ta largoni pergjithmone turistin e huaj.
Turistet e huaj…?! Ja ku jemi, 4 vete nje familje, vijme cdo vit nga Italia ku punojme e jetojme prej 30 vitesh. Kam prenotuar biletat, por po mendohemi. Pas ngjarjes se familjes nga Greqia, ja dhe goditja e dyte….! Prandaj rraskapitemi gjithe vitin?! Te vijme te leme 3-4 mije euro cdo vere qe te pasurohen Madanet e Ferracaket…?! Keta nuk duan veten e tyre! Djegin jete te tera, per dy shezllone!!!
Ministri Cuci duhet te jape doreheqjen.
Qartazi nuk e ka nen kontroll situaten, duket sikur fle gjume ne kembe.
Bllokimi i plazheve per hotele dhe shezlonge nga harbuteria e dale dhe e pasuruar nga trafiqet dhe drogat eshte nje skandal i madh moral, nje deshtim spektakular juridk dhe nje akuze e rende per shtetin ligjor te Rilindjes, apo shtetin qe duam, sic e perserit me ironi Rama.
“Toke e xanun”, sllogani i neveritshem i hordhive te Berishes qe i vuri dinamitin drejtesise dhe shenjterise se prones ne Shqiperi, po vazhdon ende nen qeverisjen e Rames me slloganin po aq revoltues “rane e xanun” te pinjolleve dhe bastardeve te eterve qe perfituan nga “toke e xanun”, qe vazhdojne te patrazuar trafiqet e cdo lloji, qe kane arsenale armesh neper makinat dhe guzhinat e tyre, qe demonstrojne kapadaiun dhe bajraktarin hapur sa ne hapsirat rurale dhe kafenete e fshatrave e komunave, aq edhe ne rruget e qyteteve dhe mermerit te lokaleve lluksoze ne bllok apo ne resorte te tjera.
E keqja me e madhe e ketij agresioni gangsteresh e alabakesh qe u kultivuan, u perhapen si kanceri dhe perfituan duke i bere sherbime nevojave mafioze te politikes per te marre dhe mbajtur nje pushtet korrupsioni, nuk jane thjesht viktimat e dhunes se tyre, te vraret ndervedi apo kufomat qytetareve te pafajshem dhe te pambrojtur qe paguajne haracin.
E keqja me e madhe e kesaj baterdije eshte vrasja e shoqerise civile, vrasja e guximit moral te saj per te kerkuar pergjegjesi, per te ngritur zerin dhe doren kunder kesaj tragjedije.
Eshte kultivimi i frikes, i heshtjes dhe ndjesise se pafuqise per ta luftuar kete murtaje.
E keqja me e madhe eshte se shoqeria tashme e ka humbur besimin dhe vullnetin per te luftuar.
Shoqeria shqiptare i eshte dorezuar krimit,i eshte dorezuar “gjase se xanun” nga bajlozet e politikes dhe te krimit.
Ashtu sic eshte dorzuar edhe vete ministri i brendshem Cuci, i cili ka mbyllur syte dhe kthehet nga ana tjeter kur shikon e degjon se c’ndodh cdo dite neper rruget, fshatrat e qytetet e vendit me ndjesine: keshtu jane keto pune, as une dhe askush tjeter s’ka c’te beje, forca e gjerave do te beje te veten, sic thoshte Spinoza i famshem tek filmi “Oktapodi”.
Nje minister i brendshem i dorezuar eshte me i rrezikshem se vete krimi.
Ai duhet te dorehiqet apo, edhe me mire, te shkarkohet!
Ministri Cuci duhet te jape doreheqjen.
Qartazi nuk e ka nen kontroll situaten, duket sikur fle gjume ne kembe.
Bllokimi i plazheve per hotele dhe shezlonge nga harbuteria e dale dhe e pasuruar nga trafiqet dhe drogat eshte nje skandal i madh moral, nje deshtim spektakolar juridk dhe nje akuze e rende per shtetin ligjor te Rilindjes, apo shtetin qe duam, sic e perserit me ironi Rama.
“Toke e xanun”, sllogani i neveritshem i hordhive te Berishes qe i vuri dinamitin drejtesise dhe shenjterise se prones ne Shqiperi, po vazhdon ende nen qeverisjen e Rames me slloganin po aq revoltues “rane e xanun” te pinjolleve dhe bastardeve te eterve qe perfituan nga “toke e xanun”, qe vazhdojne te patrazuar trafiqet e cdo lloji, qe kane arsenale armesh neper makinat dhe guzhinat e tyre, qe demonstrojne kapadaiun dhe bajraktarin hapur sa ne hapsirat rurale dhe kafenete e fshatrave e komunave, aq edhe ne rruget e qyteteve dhe mermerit te lokaleve lluksoze ne bllok apo ne resorte te tjera.
E keqja me e madhe e ketij agresioni gangsteresh e alabakesh qe u kultivuan, u perhapen si kanceri dhe perfituan duke i bere sherbime nevojave mafioze te politikes per te marre dhe mbajtur nje pushtet korrupsioni, nuk jane thjesht viktimat e dhunes se tyre, te vraret ndervedi apo kufomat qytetareve te pafajshem dhe te pambrojtur qe paguajne haracin.
E keqja me e madhe e kesaj baterdije eshte vrasja e shoqerise civile, vrasja e guximit moral te saj per te kerkuar pergjegjesi, per te ngritur zerin dhe doren kunder kesaj tragjedije.
Eshte kultivimi i frikes, i heshtjes dhe ndjesise se pafuqise per ta luftuar kete murtaje.
E keqja me e madhe eshte se shoqeria tashme e ka humbur besimin dhe vullnetin per te luftuar.
Shoqeria shqiptare i eshte dorezuar krimit, i eshte dorezuar “gjase se xanun” nga bajlozet e politikes dhe te krimit.
Ashtu sic eshte dorzuar edhe vete ministri i brendshem Cuci, i cili ka mbyllur syte dhe kthehet nga ana tjeter kur shikon e degjon se c’ndodh cdo dite neper rruget, fshatrat e qytetet e vendit me ndjesine: keshtu jane keto pune, as une dhe askush tjeter s’ka c’te beje, forca e gjerave do te beje te veten, sic thoshte Spinoza i famshem tek filmi “Oktapodi”.
Nje minister i brendshem i dorezuar, eshte me i rrezikshem edhe se vete krimi.
Ai duhet te dorehiqet apo akoma me mire, te shkarkohet!
Hotelet janë të gjithë pa perjashtim pastrim i parave të dtoges. Kurse rinia e pronarëve harami dhe kamzhiku që do paguajnë këtë gjynah kriminel.
Vrasjet e mesnates se mbremshme tregojne se sa shoqeri e pa kulturuar jemi.A ka pasur vrasje ne kohen e diktatures.Pa tjeter por,shteti ishte zot dhe nuk lejonte qe gjrat te agravonin.U ndryshua sistemi por nuk u vendos te shkonte prona tek ish pronaret.E gjithe prona shkoi tek politikanet e te gjitha kraheve dhe ajo qe mbeti tek banditet qe cdo dite sjellin viktima.A ka shteti yna statistika se sa njerez kane humbur jeten ne konfliktet e pronesis? Per te kuptuar se cili eshte zaptimi prones me”LIGJ” mjafton edhe fotua e ketij shkrimi.Shihni se deri ku shkon zaptimi,deri ne ate pike ku qytetari nuk kalon dot.Ka raste qe edhe ne det s’kalon se eshte e pronarit.Keto jane uleritese per nje shtet.Kemi 30-vjet qe vetem numerojme viktimat e krimit ordiner.Fjalet qe degjojme ,punohet per zbardhjen e ngjarjes,iku ne drejtim te pa ditur,dogjen makinen e krimit e te tjeraPushteti e opozita fajsojne njeri tjetri ,viktimat largohen nga kjo bote,ndersa politikan e kriminel bejne ligjin.Mavria popull hesht se ata te marrin jeten.
Kjo eshte”lumturia” e demotakercita qe ne ndertuam.Ankohet Brace per bemat ankohet edhe Voltana per demet.Nga kush kerkojne te zgjidhen hallet,te permiresohet gjendja keta pushtetar?Kriminelet e te gjitha kraheve bertasin per zhurme por jo per ligjj.
Shteti i famshem shqiptar qe javen e kaluar prishi ndertimet pa leje ne Velipoje, Le te shkoje shteti e te kerkoje lejet e ndertimit per hotelet, pronaret e te cileve u vrane. E te ndjeret, korruptim pas korruptimi u vrane se do grabisnin edhe detin per te dale ne Itali. KAQ. TE TJERAT GJEJINI VETE.
Kot i bini rrotull. Për sa kohë ka formacione politike që veprojnë me paramilitare, që nuk janë shtetndertues, per aq kohë kjo shoqëri e degraduar do vazhdojë lengimin e saj. Saliu ben thirrje hapur për të marrë armët. Meta u bën thirrje për çfurqe dhe sëpata. Ja pasojat. Popull hajvan që nuk kërkon ta zgjidhë me ligje problemin, por nxjerrin koburet si në Amerikën e 1700. Ndoshta nuk është rasti, por aziatiket dhe afrikanët do ta mbanin më mirë se shqiptarët këtë vend. Kjo është Shqipëria e Xhelat Më – i – ziut. Dhe këta që vriten me shoshoqin janë kontingjenti i kësaj partie.
Ne kete moment qe ndodhi kjo jam ne Ksamil.Sheh lloj zhulcash qe vijne e te marin 700,800 lek shezllonin pa asnje turp ,me ca cadta e shezllone te qelbur.Por inati im nuk eshte me ta ,por me qeveritaret e ndyre qe e kane kthyer ne hale shqiperine.
Shkrimi deri nga fundi oké, ne fund me shume shkerdhatllek e kishe dhjere fare duke mbrojtur “biznesmenet” ferracaku te cilet jane treguar bandite te vertete duke ju shkuar biznesmenve te tjere tek prona e tyre me nje bande te tere e te armatosur deri ne dhembe. Me e pakta qe duhet te beje shteti,eshte te konfiskoje hotelin e “biznesmenve”ferracaku dhe te demshperblije familjen e 20 vjecarit te pafajshem e jetim sepse po te pritet nga gjykatat e shkerdhyera me gjykates shkerdhata,bythelepires e te korruptuar kurre nuk kane per te dhene drejtesi!