Serbia demonstron forcën ushtarake me stërvitje gjigande nga ajri e toka: A mund të jetë një paralajmërim për fqinjët?

29 Qershor 2021, 17:16Rajoni TEMA
Serbia demonstron forcën ushtarake me stërvitje gjigande nga ajri e

Serbia demonstroi gjatë dy javëve të fundit forcën e saj ushtarake, duke mbajtur stërvitje madhore nga ajri dhe nga toka dhe duke u treguar të gjithë fqinjëve armatimet që zotëron.

Avionët rusë MiG-29, helikopterët Airbus H-145M, tanket e tipit T-72 dhe automjeteve të blinduara BRDM-2 të marra nga Rusia, dronët luftarakë CH92-A të blera nga Kina si dhe nga pajisjet e prodhuara në Serbi, u ekspozuan për herë të parë pëer publikun.

Stërvitja taktike e përbashkët dyjavore, e titulluar “Shkreptima e rrufesë” në Peshter, ka përfunduar më 28 qershor dhe një pjesë e armëve dhe pajisjeve të tjera u dërguan rreth 200 kilometra në veri, në Kragujevc, në Serbinë Qendrore.

Forca ushtarake u demonstrua para qytetarëve afër parkut memorial “Shumarice” në Kragujevc dhe ishte ngjarja më e madhe e këtij lloji që është mbajtur deri më tani. Ajo u mbajt më 28 qershor, kur serbët shënojnë Vidovdanin, festën kombëtare në kujtim të Betejës së Kosovës, e cila u zhvillua më 28 qershor të vitit 1389.

Që nga fillimi i vitit, Serbia ka shfaqur shtatë herë armët dhe pajisjet ushtarake përmes stërvitjeve ushtarake,.
Gjatë demonstrimit të armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, presidenti serb, Aleksandër Vuçic njoftoi se ushtria do të vazhdojë të pajisjet me armatim të ri.

“Vitin e ardhshëm do ta bëjmë ushtrinë serbe dy herë më të fortë sesa është sot”, deklaroi Vuçici në Kragujevc. Presidenti deklaroi se Serbia “nuk është e interesuar për ndonjë luftë apo konflikt”, por është “duke forcuar ushtrinë për qëllime të mbrojtjes”.

Ai shtoi se nuk do të fliste për blerjet e reja (të armëve dhe pajisjeve ushtarake) deri në janar ose shkurt” të vitit të ardhshëm.

Njoftimi për blerjet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake vjen një vit e gjysmë pasi vetë Vuçiqci tha se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se “ushtria do të modernizohet”.

“Ne do të synojmë reforma shtesë në ushtrinë tonë, me qëllim që ta bëjmë atë më të lëvizshme dhe më të shpejtë. Kjo nuk nënkupton blerje armësh, përkundrazi”, kishte deklaruar Vuçic në dhjetor të vitit 2019.

“Kjo shfaqje e forcës ushtarake nga ana e Serbisë mund të shkaktojë nervozizëm në rajon marrë parasysh të kaluarën”, thotë James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës. “Ne mund të kuptojmë se gjërat kanë ndryshuar tani, por kjo është ende diçka që i bën nervozë fqinjët”, tha Ker-Lindsay.

Në fillim të marsit 2020, sistemi rus kundër-ajror “Pancir S1”, të cilin Serbia e bleu nga Rusia, iu dorëzua Serbisë. “Pancir S1” u dorëzua në Serbi nga aeroplani rus Antonov 24 “Ruslan”, pjesërisht edhe përmes hapësirës ajrore të Bullgarisë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s.

“Sigurisht, ka një anë tjetër të kësaj historie. Shumëkush do i shihte këto stërvitje si mesazhe drejtuar Bosnjës dhe Kosovës. Por, në realitet, ajo që çon në rritjen e shpenzimeve ushtarake e që është më shqetësuese, është raporti me Kroacinë fqinje”, thotë ai.

Ai beson se shfaqja e forcës ushtarake nga ana e Serbisë nuk do të pritet pozitivisht në shumë vend.

Ndërkohë, analisti gjeopolitik nga Mali i Zi, Blagoje Grahovac, thotë se Serbia shpenzon mjete për armatosjen e ushtrisë, armatim që nuk do të përdoret kundër askujt.  Sipasa tij, ky populizëm është i drejtuar nga publiku në Serbi dhe jo drejt vendeve të tjera.

“Kush mund të bëjë sot luftë në Ballkan? Askush. Nëse dikush nis luftë, do ta humbasë atë. As Bashkimi Evropian dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejonin një gjë të tillë”, tha Grahovac. “Një shtet që mbështet mbrojtjen e tij në forcën e armëve, është një shtet i pambrojtur. Një shtet që zhvillon marrëdhënie miqësore me fqinjët e tij është një shtet i mbrojtur.

Sipas këtyre dy parametrave, duket që Serbia është në rrugë të gabuar sepse nuk ka përgjigje për pyetjet pse ose pse po i bën të gjitha këto. Është një populizëm që ka për qëllim militarizimin e gjendjes shpirtërore të qytetarëve. Për çfarë mund të shërbejë kjo? Për politika të paarsyeshme që të abuzohet sërish me qytetarët”, tha Grahovac.

Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanovix, thotë se stërvitja “Shkreptima e rrufesë” ishte “një mundësi e shkëlqyer për të kontrolluar kapacitetet operacionale të komandove dhe njësive të ushtrisë serbe”.

“Stërvitja gjithashtu tregoi se sa është investuar në pajisjen dhe armatosjen e njerëzve tanë”, tha Stefanovic.

Ministria e Mbrojtjes tha se qëllimi i stërvitjes ushtarake në Peshter ishte që të paraqesë forcën që ka ushtria serbe “për t’iu përgjigjur sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë së shtetit”.

Sipas ministrisë, “më shumë se 2.300 pjesëtarë të njësive të ushtrisë, forcave ajrore dhe mbrojtjes ajrore, brigada e 72-të e operacioneve speciale dhe brigada 63 e parashutave” morën pjesë në atë stërvitje.

Ushtria e Serbisë ka shumë pajisje, që janë blerë nga Bashkimi Sovjetik dhe gjatë dekadave të fundit nga Federata Ruse.

“Nga pajisjet ushtarake që janë blerë kohëve të fundit nga Federata Ruse, më 27 qershor, në Peshter u shfaqën tanket T-72 MS, automjetet luftarake BRDM-2M, sistemi i mbrojtjes ajrore ‘Pancir’ si dhe helikopterët Mi-17 dhe Mi-35. Ndërkaq, nga pajisjet e blera nga Republika Popullore e Kinës (në këtë stërvitje) u prezantua droni i tipit CH-92”, tha Ministria e Mbrojtjes.(SI)

8 komente në “Serbia demonstron forcën ushtarake me stërvitje gjigande nga ajri e toka: A mund të jetë një paralajmërim për fqinjët?”

  1. xhoxhi says:

    Po çfarë paralajmlrimi do bëjë Sërbia.Për 24 orë NATO e bëri gërmadhë Sërbinë.. dhe për herë të dytë do mbetet vetëm dheu në atë vënd..

    1. Kalec Dega says:

      Po ca flisni o budallenj, sa te kemi dronet e blera nga Erdogani, hiq mos e rruni fare….serbia kjo plene e Ballkanit, si guxon ajo qe vetem me gjahtare mund te pushtoje Shqiperine e pellazgeve trima te Sirise….

  2. Qifto Maliqi says:

    Sa mir qi e kan shqiptart qi e prishen ushtrin ,madje edhe armet i sharruan per skrap.
    S ka luft mo.
    Edhe pi pati na mbro bota ne.vijn ushtaret e NATOs dhe luftojn per ne se na kan xhan.
    Prandaj shqiptare,hani pini rrini qini siç ka thon dhe Nastradini,se po u bo luft,do boheni mut,……si t gjith mo…
    Siç kendon dhe Xhon Qinani,karin pidhit mos ja ndani,dhe kudo perreth shtepis,ngrini goten e rakis,

  3. Taulant says:

    Ne na mbyti internacionalizmi qysh ne 1944.
    Lavdi Xhafer Deves.
    Fatkeqesisht nuk qeroi dot koleren komuniste.

    1. Taulanti kerkon nje moter says:

      Xhaferr Deva e sat´eme…

  4. Fatos says:

    Artikuj idiotë, paralajmërim kujt? Ju dhjefsha titujt dhe analizën fëminore.

  5. eshte thjeshte Manover Pordhesh .
    I rren mendja se po ushtrojne noj presion e po trembin dike dhe se mundet te influencojne
    Politiken me te tilla demostrime !

    Ne arst Lufte Minohet komplet Kufiri Kosoves qe mos te ket pidh serbe te shkeli ne Kosove
    dhe kto Bubuzhelat prej Hekuri te shndrohen ne Skrap ?
    Uooooooooo Vucici , hahahahahaahah po ti bre nuk dole edhe vet hip mbio Tank ?
    Ahahahahahahaahahah sa hajvan qe jane .

  6. Albanian People says:

    Po ata skane asnji dron mor tej. Serbi ehu Na kemi minishengen dhe rama sali hajdar.

    Na kena dron turclie.

    Ky tualonti qenka kric fare, xhoferri i deres ish psycho mor tej.

    Spajun i serbeve, miku mo i madh i cetnikeve serb, spajun i gestapo, spajun i soimit, spajun mi5, spajun i cias.
    Ne kamunisteve Na i rrujti. Vrau popullsi civile e beri Genocid ne Tirane ai “patrioti” klysh bushtre
    Na Kommunistent do e kishim vare per syzesh ate gjarperin po iku kerma me bishtin midis kombve te shklyme.

    Rrofte Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje