Vendet e Vishegradit, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria janë të palëkundura në mbështetjen e tyre për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau pas bisedimeve që u zhvilluan në Rogalin, Polonia Perëndimore.
”Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të shqetësuara në lidhje me pranimin e tyre të zgjatur në BE”, tha ai.
“Unë shpreha mbështetjen e palëkundur të Polonisë për zgjerimin e BE, të cilën ne e ndajmë me anëtarët e V4-s”, tha Rau.
“Zhgënjimi i treguar dhe shprehur nga Ballkani Perëndimor përkrahet edhe nga ne, ministrat e Jashtëm të V4-s”, theksoi ai.
Rau shtoi se vonesat në procedurën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në interes të “palëve të treta”, axhenda e të cilave nuk parashikonte anëtarësimin e tyre të shpejtë në BE.
”Kjo axhendë nuk ka asgjë të përbashkët me harmoninë shoqërore dhe stabilitetin politik”, deklaroi ai.
Ehe po po ashtu ashtu.
Bravo, futini dhe nga nje pordhe me rigon tani dhe jemi ne rregull.