Delegacioni i BE ka reaguar për akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me ambasadorin Luigi Soreca ku u tha se sipas informacioneve që kishin marrë nga një taksixhi përballë Gjykatës Kushtetuese, diplomati i lartë po lobonte në vendimin e organeve të drejtësisë.
Duke i konsideruar shpifje, delegacioni i BE-së nënvizon se rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat.
Njoftimi i plotë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021.
Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.
Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.
Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.
Vitori tu befte nena dhe moj, o moj Vi-Vitori. Po pse nuk prononcohet kjo bucja e drejtesise, por arrin Delegacioni European shprehet me pare. Nuk ndjen kjo buce asnje pergjegjesi apo edhe kjo si Tiku, do shkoje te ankohet te Presidenti? Ah Vitori, Vitori dhe moj
Boni kujdes se kan shperndare Sajunat kudo brrisha dhe muti presidences ,
me shpif
Po tani si do komenztohet nga PE-ja Ligji i Shpifjes ?
Ju jep ala ate sens Humori BE-se kur Kafsha e Shpelles Shpif nga mengjezi deri ne darke
si me e pas lind vet Shpifesira e Botes ?
Ho mer zoterinj te BE-se doni mo shpifje Shpellaresh ?
vetem hapni goje?
S’e kam dit qe Shpifja eshte nji nder Kushtet e BE per te hy ne Bordello ?
Ose ka luajtur menç Aleanca per mbrojtjen e teatrit ose ka ngritur një sistem te persisht spiunazhi be ne kohe te vjetra(ku jepucari,qerrexhiu,taksixhiu,berberi apo kuzhinieri) ruante drejtorin, kryetarin apo deputetin ku shkoj,ke takoi,nga hyri e nga doli.
Por jeta jane me te avancuar se taksixhiu merr vesh edhe çfare i tha e çfare i kerkoj ne këte rast z.Soreka zi.Tusha.
Zi.Tusha si kryetare ad,duhet te prononcohet dhe mos rrij si buf,por te thote te verteten.
Pika qe nuk ju bie.U vete qesharak!
Aha ok, ok. Po fillojnë prapë me Babale. Me gjasa taksixhiu do kërkojë azil se i kanoset jeta nga Rama. Po mire mo, ku i i gjejnë këta spiunet copë – copë. Vetëm pedereve u shkojnë në mend të tilla traplleqe.