Nga 1 korriku roaming do të jetë zero për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Fol si n’shpi”, nisma e Këshillit Bashkëpunimit Rajonal kurorëzohet këtë të enjte dhe Sekretarja e Përgjithshme e këtij këshilli Majlinda Bregu thotë se nuk pret surpriza apo sabotim.
Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Bregu tha:
” Më 1 korrik ne fillojmë me tarifa zero në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu nuk ka asnjë surprizë më. Sot ne kemi bërë takimin e fundit me autoritetet rregullatore në rajon për të diskutuar dhe për të kuptuar nëse mund të ketë ndonjë shqetësim për hyrjen në fuqi të plot në mënyrë sinkron në të gjashta ekonomitë e rajonit në 1 korrik të tarifave zero. Nuk kemi dëgjuar asnjë problem madhor nga operatorët e telefonisë cekulare dhe që larg qoftë mund të ndodh diçka në momentin e fundit.”
Sipas zonjës Bregu nisma për roaming zero është histori suksesi dhe nuk do të shkaktojë humbje për kompanitë celulare.
“Kjo është historia e suksesit e cila në datën 1 korrik duhet t’i bëjë të ndjehen mirë të gjithë. Operatorët e telefonisë në fakt duhet thëm që kanë qënë bashkëpunues në këtë proces pavarësisht dilemave dhe përpjekjeve të fillimit. Tashmë janë bindur të gjithë dhe për më tepër, nuk besoj se do të ketë humbje as në faturat dhe në fund të vitit nuk do ta mbyllin biznesin e tyre me humbje për shkak të tarifimit zero në Ballkanin Perëndimor.” – tha Bregu në Përballë.
roaming zero , lol…..
=
roaming
=
roaming……lol
SIMLY THE BEST .URIME ZONJES SE NDERUAR MAJLINDA BREGU . ME PAK SHPENSIME PER ME SHUME URIME TELEFONIKE . HAPPY SOMMER TO EVERY ONE .
Roaming zero eshte projekt i BE; dmth eshte nxjerre nje fond i posacem i BE-se qe paguan roaming te kompanive telefonike. Bashke me kete fond BE paguan edhe rrogen kesaj rrockes, e cila meqe eshte pa edukate, kur flet per projektin thote”Ne”. Njelloj si Rama kur flet per rindertimet nga termeti edhe ai thote “Ne”. Edukata dhe respekti kerkojne qe ne te gjitha rastet e tilla te permendet qarte edhe sakte “paguesi i parave”, pastaj mund te permenden edhe faktoret e tjere qe e bene te mundur dhe ne fund … “Ne”.
Ne BALLKAN I INTERESON vetem turisteve qe vijne ne Shqiperi. Eshte bere nje favor me shume per te tjere se sa per Shqipetaret.