Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve në vijën bregdetare se nëse janë pa leje të largohen vetë, në të kundërt do i larojnë me pahir dhe sekuestrojnë bazën materiale që kanë siguruar përgjatë viteve.
“Një gjë është e padiskutueshme se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose me pahir dhe unë dua t’i bëj thirrje sot të gjithë atyre subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull.
Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë çdo lloj çadre a shezlongu tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit.
Plazhet janë të popullit dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në garantimin e një sezonin turistik janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku kjo përgjegjësi u është njohur ligjërisht.
Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe për sektorin publik, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë ku plazhi administrohet nga privati.
Përtej disa rasteve që janë bërë publike dhe të tjerave që janë problematike, në tërësi baza është pozitive dhe në vijim do të konsolidohet që në korrik dhe gusht të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt.
Subjektet që nuk janë të vendosura sipas ligjit duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruara për biznesin e tyre, pasi do ju merrte dhe nuk do ju jepet më mbrapsht. Kjo është ajo që doja të thoja shkurtimisht”, tha Rama.
Prit edhe nja 5-6 vjet sa të vriten edhe ca të tjerë,pastaj vendosni rregullin.
O “Skenderbe” mos u merr tani me kete pune. Fillo shkuljet pasi te mbarojne prushjet njehere, se nuk i perballon dot te gjitha Cuci. Keto shkuljet filloi nga 15 korrik deri ne 30 gusht. Atehere duhet te nderhysh ta besh lemsh bregdetin. Se harrova, doja te te dhuroja nje dron profesional qe te luash ne fundjave
Rama ; Thirrje Bizneseve qe kan Zaptuar Bregdetin e shitur nga Familja berisha
–
( duke e trajtuar patedrejt si Pronen e tij Private si ishKM
dhe bente cte donte me vendin e bregdetin ,duke futur ne sherre me Ligjin Mijra shqiptare qe kan ndertuar Biznesin Bregdetit ,
nderkohe qe te paret e tyre kane jetuar Km larg detit me kopeet e dheneve e bagetite .Pothuaj shumica e Zaptuseve te Bregdetit
eshte bere ne Epoken e Kafshesh se Shpelles ,qe do ta shndronte Shqiperine ne Vicidol .Cdo Biznesmen i paligjshem ,
pergjate Bregdetit , kane paguar ke vajza e Shpellarit salih berisha ,Minimumi 30.000 €uro per Tapine ne Bregdet ,
pra Fallsifikimin e Prones ) .
–
Thirrja eshte formuluar joKorrekt gjuhes se Qeverrise ,madje eshte nji gjuhe halabakesh , jo nji gjuhe qe tregon Autoritet .
Korrekt do ishte ;
KM .Rama thirrje te ashtuquajturve Biznese ,te cilet kane Zaptuar Bregdetin ,i cili nuk njihet si Prone e askujt por e Shtetit
e gjithe popullit shqiptare .
Ju keshillojme duke kerkuar mirkuptimini tuaj , perndryshe Do Funksjonoj Ligji !
————-
( jo do ju largojme me pahir !?-je ne Metro ti -e ?)
Kjo gjuhe nxit komnfliktin o ju pjerdhsha trute e gazetarit apo sekretarit /keshilltarit te KM ,kushdoqofte )
Ku behen denoncimet?
Shefi , duhen nderhyrje urgjente per te vendosur rendin dhe qetesuar njerezit. Te tjerat me rradhe. Flm
Vertet do konfiskoni cadrat? Mihal Kokedhima ka dy vjet qe i eshte prishur godina, por vazhdon te mbajr me force nje cope plazhi duke dhene me qira tenda e shezlongje , madje tani nuk i duhet te paguaje as taksa ne bashki.