Voltana, kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë!

28 Qershor 2021, 13:07Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Deklarata epike e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi se “dashuron molotovin”, duket se ka qenë një sentiment real dhe e sinqertë i karakterit të saj politik.

Në të gjithë karrierën e saj si kryebashkiake, që nga qershori 2015, Ademi ka qenë gjithmonë nxitëse e tensionit, e asnjëherë një “zjarrfikëse” politike, edhe pse Shkodra, por edhe politika atje ka pasur dhe ka gjithnjë mundësi të shpeshta tensionimi.

Qershori i vitit 2019, kur në Shkodër u rrezikua një 2 prill i dytë dhe djegia e selisë së PS-së në dhjetorin e vitit të shkuar, janë dëshmi reale të këtij karakteri detonator të një politikane që drejton një bashki shumë të rëndësishme dhe specifike për problematikat që Shkodra përmban në disa drejtime.

Edhe në rastin e Velipojës, Voltana Ademi, ndërhyri menjëherë, duke “gjetur” fajtorin, a thua se është një blogere e paguar nga “skifterët” e opozitës në rrjet për të vënë gjoba ndaj vipave të pushtetit.

Vërtetë, ka ndryshuar sivjet kompetenca për të dhënë shezlonet dhe çadrat për subjektet private, por bashkia e Shkodrës i ka pasur që nga viti 2015 dhe nuk krijoi asnjë model të paktën të rregullit apo të mbrojtjes së publikut.

Përkundrazi, siç u pa vjet; kryetari i PD-së për Velipojën ndërtoi në rërën e plazhit lokalin e tij, që më pas u prish nga IKMT-ja e Voltana shkoi për ta mbrojtur me trupin e saj. Bashkia e drejtuar nga Ademi, u dha leje shfrytëzimi të rërës emrave nga më VIP-at e kronikës së zezë në vend.

Por edhe për ngjarjen e së dielës në mëngjes, ajo si kryetare bashkie, duhet të kishte bërë rolin e saj institucional, por edhe si grua në paqtimin e situatës. Deklarata e saj ishte një benzinë për një zjarr që mund të ndizet edhe më, pas varrimit të të vdekurve që janë shumë.

Një kryetare bashkie që duhet të ndalojë përfundimisht fenomenin e gjakmarrjes, e cila është një plagë 30 vjeçare e tmerrshme për breza e breza familjesh që jetojnë të mbyllura. Një drejtuese me mandat të përfunduar që kurrë nuk i zbuti, por vetëm i acaroi situatat.

Edhe me Kanun pritet 24 orë nga ngjarja e më pas flitet për shkaqet, por Voltana ndërhyri menjëherë, duke i hedhur plagës kripë e zjarrit benzinë, nga shishja e saj e madhe e molotovit, që ajo siç ka deklaruar e “dashuron fort”.

Sa kërcet përvoja e tashme e zonjës Ademi, me një model krejt ndryshe kryebashkiaku në një kohë të tmerrshme siç ishte viti 1997.

Bahri Boriçi, mësuesi që fliste shumë pak, e që sot është një emigrant në SHBA, krijoi një model e precedent fantastik, që pasardhësit e tij ta kishin më kollaj për ta ndjekur.

Një i fortë që Voltana e ka pasur edhe zyrtar të policisë bashkiake e që u merrte gjoba tregtarëve, i vuri pistoletën te koka Bahri Boriçit për të firmosur një leje kioske diku tek shëtitorja pranë Bunës në vitin e tmerrshëm 1997.

E kryebashkiaku, qetësisht u përgjigj: Nuk do të firmos asnjë shkresë për të shëmtuar qytetin, buxhet nuk kam për ta modernizuar, por të paktën për ta shkatërruar nuk e bëj. E i forti thjesht u tërhoq.

Në marsin e 1997-s së frikshme, ku PD shpërndau armët militantëve e krerët e komisariatit braktisën punën e ikën në Tiranë, qyteti u vu nën kontrollin e disa nga bandave më të tmerrshme në vend. E Bahri Boriçi, mblodhi krerët e komuniteteve fetare, e drejtuesit politik, duke shëtitur cep më cep të Shkodrës për të dhënë mesazhe qetësie e paqeje.

Kur i ndjeri Mentor Quku, kreu i Ballit Kombëtar për Shkodrën pikasi kandidaturën e Bahri Boriçit për kryetar bashkie në verën e vitit 1996, dikush e pyeti: Profe, po për çfarë është i aftë ky Bahria, ça din me ba? Ai u përgjigj: “Ka me shpëtu Shkodrën nga kjo sherrnajë, e me butësinë e vet, do të zbusë edhe gurin..”

Profecia e studiuesit të njohur jo vetëm doli, por Quku ishte ballisti i parë i pas vitit 1944, i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të tetorit 1996, u mori votat jo vetëm socialistëve të rinj, por edhe komunistëve të Luftës së Dytë Botërore për të zgjedhur Bahri Boriçin kryetar të bashkisë së Shkodrës. Duke vulosur kështu politikisht, aktin më të rëndësishëm pajtues pas rrëzimit të komunizmit, që politika shqiptare ka bërë dhe që ka pasur e ka shumë nevojë.

Por normalisht nuk do të zgjaste shumë, pasi PD e përdori Shkodrën si karburant për zjarrin politik, e jo si një model të saj të qeverisjes, të cilën e pati që nga viti 2000 e deri më sot, pra për 21 vjet me radhë.

Partia Socialiste, nga ana e saj, e ka braktisur Shkodrën politikisht, duke mos u përpjekur që ta marrë, kur ky qytet ka kaq nevojë për një ndryshim të madh. E ndoshta nuk ka nevojë ta marrë PS-ja drejtimin e saj, por të përsëritet modeli i vitit 1996 me Bahri Boriçin.

Të gjendet një figurë qytetare e familjeve me emër që përfaqësojnë të djathtën, për të ripërsëritur misionin e prerë në mes, të modelit vizionar që i ndjeri Mentor Quku projektoi për Shkodrën.

Një model, për të cilin edhe u mallkua, duke e etiketuar zgjedhjen e tij si thjesht me prapavijë fetare, kur në asnjë rast nuk ishte kjo linjë. Madje përkrahësit më të fortë të Bahri Boriçit ishin intelektualë të njohur katolikë të Shkodrës, e të persekutuar të regjimit komunist. Politikisht, Quku përsëriti Mukjen në mënyrën më moderne dhe pa nevojë për negociata, por duke ju nënshtruar demokracisë direkte.

Por meqë misionin politik ja prenë në mes, Mentor Quku, nxori nga harresa Mjedën e madh, e përgatiti të gjithë veprën e tij të plotë, i mbështetur nga Kisha Katolike…

22 komente në “Voltana, kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë!”

  1. Salianji says:

    Kjo me ato buze te kuqe si bytha e gomarit kur ben bajga ka shpresa te medha ne Venecia, i eshte ngrene e drejta se zgjeshjet kane qene monopartiake dhe jo ashtu sic i do Likja me Vitoren.

  2. raul says:

    Kjo hunderrja me shpirtzeze e planetit eshte e denje vetem per skuadren e molotovit qe dogji deren e kryeministrise qe komandonte gjate pordhestes rrugore kryevagabondi i pd se , kryegangsteri Flamur Herman Geringu , komandanti i naziskineve te Mamurrasit. Kjo Voltana serbja qe dogji materialet zgjedhore ne shkolla gjate zgjedhjeve eshte me naziste se gruaja e dr. Dr. Gebelsit te Rajhut te trete.

  3. Tina usa says:

    Voltana ndoshta nuk eshte e pelqyeshme nga te gjithe por persa i perket padise ajo ka 100% te drejte.
    Rilindjen nuk e ze gjumi nga padija e Voltanes dhe kryetareve dhe anetareve te bashkive te vendit.
    Rilindja kujtoj se ky vend eshte pasuri private ku ata mund te bejne cte duan.
    Bravo Voltana. Tu befte rruga drite per kete veprim qe keni marre.

    1. shkodrani says:

      Tina usa-me sa duket ke kohe qe e ke lane Shkodren dhe ca pune te Voltanes i ke me te degjume.
      Rilindja gjumin e ban rehat, se sa kohe qe ne Shkoder te jete Voltana dhe ne PD, Lulushka, ka me fjet sa i ka dashte shpirti.
      Lexoje edhe njiher ket artikull se te tregon disa gjana qe duhet me i dijte ma mire per Shkodren.
      Shkodranet jane popull fisnik e antikomuniste, por nuk e kan kuptu akoma se nuk asht Voltana apo PD-ja e mira e qytetit. Ktyne, vec sherrin ja kena pa se hajrin ja kan pa vec vetes. Kta kan vjedh e vjedhin perdite e nuk don me ja dijt per Shkodren e shkodranet.

    2. Voltina says:

      Idiotja për Idioten.

  4. altin says:

    se ca lidhje kishte ky muhabet me Voltanen nuk e mora vesh, Eshte per te te ardhur keq qe ka gazetare kaq te politizuar apo te semure. Merru me voltanen ke kohe plot per 100 gjera dhe jam dakord , duhet qe te jete dikush tjeter kryetar bashkie se ska bere asgje, Ama ne kete pune nuk ka kompetence sot; pse nuk merret gazetari me Ministrin, Agejnsine e Bregdetit a kush dreqin e ka ne dore, si ka mundesi qe nuk degjuam nje investigim serioz ne miedia te hedhe drite rreth faktit se si menaxhihet bregdeti. Vetem akuza politike te pD-se dhe perrallat e qeverise qe e japim plazhin me e-albania dhe asnjeri nuk ben nje pasqyre te plote. Merruni njehere me median me vete se keni mbaruar.
    Po mire nuk mund te jape doreheqje min i turizmit apo ai i brendshem ose minimalja te dalin te sqarojne cfare ka ndodhur; cfare eshte kjo arrogance sikur i kane me tapi ato karrige

  5. Lasgushi says:

    Kushdo shqiptar i moncur,po ta pyesesh nga eshte kjo femer Voltana,do te rendise gjithe zonat e.Shqiperise dhe shkodrane o te fundit o ic fare.
    Kjo lloj specie,butaku caker,injorante me.siguri duet te jete sjelle ilegalisht ne Shkoder.PSE !!?
    Grate shkodrane jane te mencura,te bukura,te qeta,me sharme dhe te kendshme.Ato te kthejne jeten ne gezim.
    PO KJO?
    Kjo ecmendur ta kthen dasmen ne dreke,sic thote krahina e Laberise.

  6. xhoxhi says:

    Shteti që quhet sot pas viteve 1990 “DEMOKRATIK” nuk është në gjëndje të shkarkojë një plerë si kjo që shohim në foto ose të shkarkojë një president të çmëndur si mund të pretendojmë për punë më të mëdha.Nga ana tjetër një qytet me kulturë shekullore si mund të votojë sy mbyllyr për ti bërë qefin Berishës dhe Lulit një njeri si Voltana vetëm e vetëm se është kundër Ramës?Ja pra pse Shkodra ska për tu bërë qytet modern sepse nuk shikon të votojë një njeri që ka nevojë Shkodra por mjafton të jetë i njeri i partisë mafioze.Këtu do jemi dhe do dëgjojmë marëzira të tjera si ajo e Velipojës.Pse?Sepse Voltana nuk shikon të regullojë punët por mjafton të jetë për çdo gjë kundër Ramës.Turp për Shkodrën që mburet me një kuçkë të qelbur..A e meriton Shkodra një kryetare të tillë?Po apo jo…

  7. E DREJTE SHUME PO PO TE GJESH NJE TIP TE QETE MENDONI SE PARTIA E DJALLIT DO TA LINTE VEHTEN PA NJE PUSETE QE TE QELBE SHQIPERINE
    SEPSE VERTETE E KA SHKODREN SIC KISHTE EDHE KAMZEN GROPA SEPTIKE PA KAPAK QE I JEPTE SHQIPERISE EREN E SAJ TE QELBUR.
    RROFTE BUSHATI LEPIRESI I TOPEVE PER KANDIDATIN E PS QE NGELI KJO VERA E HALESE. KRYKARE NE SHKODER.

  8. Bato says:

    femer injorante dhe shpirtkeqe

  9. Trotski says:

    Shkodres i duhet I Nderuari Filip Guraziu.Sportist Model,I Persekutuar thellesisht,Fisnik si Ai rralle i gjen.Gjate gjithe jetes se tij nuk ka kerkuar Hakmarje per Vrasjen e Babes se vet Z.Pjerin Guraziu.Atdhetar i njohur dhe i Ndershem ke Zoti

  10. specialisti says:

    Ylli Pata ben nje shkrim qe nuk te jep asgje dhe eshte jashte realitetit te sotem
    PRRALLA.
    Ne 1996 , vertet Shkodra votoi per Bahri Boricin ,por e beri per inat te dy partive PD e PS.
    Rast unik per 30 vjet demokraci e zgjedhje.
    Sa per dijeni Voltana Ademi eshte shkodrane, nga fisi i njohur Ademi.
    Shkodra ne keto momente do unitet.
    Te dy komunitetet fetare dhe njerezit e urte , duhet te japin mesazhe pajtimi ne mes fiseve.
    Nga keto ngjarje, humbet vetem bisnesi shkodran , sepse pushuesit do te abandonojne plazhin e bukur te Velipojes.
    MOS I HIDHNI ZJARRIT BENZINE.

  11. Republike mangosh says:

    Shteti ,spaku duhet ta shohe veprimtarine e saj

  12. Berati says:

    Pata sa i urte. Sa i mire. Djale flori. Ha pershesh e ben duva. Po mire moj Pate a nuk ishit ju qe qe ne mengjes oa dhjere qente iu leshuat Voltanes e Saliut e pushkatuatsi fajtore? Po ju nuk duronit dot 24 ore? Po te pyesnit pak si e tek apo shpif se e hane delet e partise. Voltana mos duhet te priste 24 ore pas shpifjeve per tu pergjigjur? Dhe ne fund çfare tha Voltana qe u egersuat. Qe plazhet nuk i menaxhojme ne. Lui eshte mashtrimi? O plehra.

  13. Floriri says:

    Kështu ka qenë që në 90 e sipër veriu. Atyre ju ka ngelur ora ke komunistat me gjithë këtë biben që fut kokën në rërë si struci dhe I duket sukur ben dhe kjo politike të madhe, hajde mendie hajde. Këta janë katolike por me shumë se Papa. Po ku ku ka më kominista e socialista mer ju hëngër mortia. Shqipëria ka 30 vjet që ecën me revan drejt kapitaliznit me ekstrem të varfër por krenar pa komunista si Shkodra dhe Voltana që gjithmonë përqafojnë vetëm regresin dhe e ka lënë Shkodrën pa asnjë investim si hale. Mirë thotë Edi Rama kokat henkshin kështu duan festën sipas kokës.

  14. On says:

    O Pate je I politizuar ne kulm….dhe pulat e dine sa kompetence ka nje bashki….ndaj mos ler nam….crendesi ka kur e ka pas Voltana…po dy vjet cberi min turizmit? E sigurt pazare ka bere…..ndersa policise I bini ne wafe kot se nuk mund te rrije nje polic mbas cdo gardhi….po bashkia Durrez ca modeli ka a ma thua? Ore si nuk dolet nje here nga politika…

  15. Nuk keni cti beni gomarit i bini samarit says:

    Dhe thoni per rastin nuk ka faj Voltana dhe thoni ta heqim! Nuk keni cfare i beni gomarit (Rames me kerric Cucin)dhe i bini samarit Voltana?! Intelektualucin po ben ky shkrimaxhiu?!

  16. Piku says:

    Gazerta Tema: kush eshte Voltana e dime. Po Ajo qe Po mesojme eshte se kush Jane keta qe Jane ne pushtet. Keshtu si Po e nisin mandatin e trete, skane per ta perfunduar. Se do shkallojne njerezit e do behen si Zombi e do hane e vrasin ke tu dali perpara, nese keta vazhdojne te drejtojne keshtu si Po drejtojne.

  17. am says:

    Kjo Shkoder kto Voltana pjell! Ska mundsi me u ngrit mbi ket nivel nje popull qe ekonomikisht dhe kulturalisht eshte shume dobet. Me keq se gjithe shqiperia

  18. Wow says:

    Po çti besh, per fat te mire Voltana nuk eshte nga ato ministret e Edit qe i pickon edhe neper mbledhje ,

  19. E Verteta says:

    Si nuk u poqen keta shkodranet? Nuk i kane syte ne balle te bejne dallimin midis PD-se se tyre dhe Rilindjes? Kryeqendra e veriut te Shqiperise, me nje tradite politike dhe kulturore qe nder shekuj ishte per t’u patur zili, ka rene kaq poshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje