VIDEO: Ndalohet Audi me 180 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku ndodhi aksidenti tragjik i familjes Gushi

28 Qershor 2021, 17:33Politika TEMA

Në vijim të shtimit të masave dhe kontrolleve në akset rrugore në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.

Në këtë autostradë, 30-vjeçari me iniciale E.C. nga Fieri drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë në autostradën Levan –Vlorë. Ai u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.

Kujtojmë se pak ditë më parë një automjet Audi A8 u përfshi në një aksident të rëndë në këtë aks, duke goditur nga pas me shpejtësi rreth 200 km/h një makinë Toyota duke shkaktuar vdekjen e 4 anëtarëve të familjes që udhëtonte brenda atij mjeti.

16 komente në “VIDEO: Ndalohet Audi me 180 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku ndodhi aksidenti tragjik i familjes Gushi”

  1. Policia ben mire te thote c’fare masash ka mare per keta KAMIKAZE !
    Apo pret kur t’e kethehet Vlore-Levan ,se ata ate mendje kane , me t’e ikur nga postblloku i policise !
    Do perbente lajm kur ajo makine te bllokohej , dhe t’e ishte e ngarkuar ne karrotres dhe ai KAMIKAZI ne pranga .

    1. Shumë e drejtë says:

      Shumë e drejtë I nderuar komentues.
      Lajm lot. Turp ta japesh. Me 180km ne ore, dhe policia i tha qe “neser te Vish me gjithe prindin ne takimin me prinder. Ndryshe do te te veme fleterrufe.”

  2. Debili në timon says:

    Lidhini idiotët!
    Konfiskojani makinen debilit dhe hiqjani patentën përjetësisht!

  3. Keto kamekaze po sfıdojne shtetın,Ndersa gazetarı apo njoftımı ı polıcıse nuk e jep me eme, por me ınıcıale,Kaq frıke ı kenı keto monstra,

  4. Patriot says:

    si u ndeshkua? Na e thoni.

    1. Alds rock says:

      Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me
      masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Si pasojë e
      kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një
      deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron
      lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj.

  5. Cipini says:

    U ndeshkua….si u ndeshkua? Se po shikojme qe keto plehra qe vrasin njerez rrugeve nuk kane frike dhe bejne te njejten gje.

  6. Mul Noka says:

    e si u ndeshkua ?
    Apo nje gjobe 100 mile leka edhe mos e bej me !
    ketij duhet ti konfiskohet makina e ti hiqet patenta.

    1. Alds rock says:

      Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me
      masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Si pasojë e
      kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një
      deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron
      lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj.
      SIPAS KODIT RRUGOR

  7. Selami Xhepa says:

    Ketyre “Trimave”ju duhet bere makina per pjese kembimi mu aty ne vend edhe vete te vazhdojne “rrugen” e ngelur ne pranga para gjykatesit.

  8. Miti says:

    Ju bllokua makina? Apo e kaloi me nje gjobe? Se me 180 km/h i bie te jete 70km/h me shume se shpejtesia e lejuar.

  9. SPAK says:

    Ne shum vende te zhvillura, perveq gjobes dhe heqjes se potentes, per perseritesit, makines i vendoset kufizim shpejtesije ne menyre te improvizuar. Kete duhet te fillojne ta bejne edhe ne shqiperi. Por konfiskimi i makinave dhe heqja e potentes deri ne 10 vite do ishte po aqe efikase. Mjaft me.

  10. Albi Boston says:

    U ndeshkua?
    Zoterinj cfare thote ligji?
    Ketu ku jetoj nqs kapesh me radar mbi 95 milje/ore arrestohesh. Ishte ofence kriminale , dhe jo civile.

    Zbato ligjin!

  11. Tersi says:

    Po ! Vetêm heqja e patentês pér shumê vite i ndalon kafshêt! Dhe kjo tê bêhet automatikisht nga kumpjutri se po ta kalojné në komisjonet e korruptuara té shtetit nuk funksionon ! Korruptohen haletê !

  12. Turi says:

    Sve mend shqiptari. Jemi te mbrapshte. Pse mer zot

  13. Zamira says:

    Po s’ju hoq patenta për shumë vite, mos i nxirrni kot policët në pikë te vapës!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje