Kush është Edmond Karriqi: Nga tërheqja e dosjes së drejtorit të Ilir Metës, tek shkeljet në Durrës, si u ngjit në krye të Prokurorisë së Kukësit

30 Qershor 2021, 19:47Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

SPAK vijon goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në praktika korruptive, duke nisur krijimin e një historiku me hetime, arrestime dhe dënime, pikërisht ajo që është kërkuar nga Brukseli. Sot, me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar kryeprokurori e përkohshëm të Kukësit Edmond Karriqi, bashkë me shoferin e tij Isuf Gega, pasi merrte para për të favorizuar personat nën hetim.

Po kush është Edmond Karriqi dhe si u ngjit në krye të Prokurorisë së Kukësit? Karriqi ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës. Ai ka punuar në Prokurorinë e Durrësit, Kavajës, Kurbinit, Lushnjes dhe Kukësit.

Në vitin 2010, Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme i propozoi Ina Ramës, në atë kohë kryeprokurore, ndëshkimin e prokurorit Edmond Karriqi për shkelje të kryera në fund të vitit 2019, kur ishte pjesë e Prokurorisë së Durrësit. Propozimi për ndëshkimin e prokurorit me vërejtje me paralajmërim u bazua në një raport të Drejtorisë së Inspektimit pas një kontrolli disamujor të dosjeve në Prokurorinë e Durrësit, ku gjeti shkelje.

Megjithatë, nuk ka të dhëna nëse propozimi për ndëshkimin e prokurorit është pranuar apo rrëzuar, por në vitin 2012, Ministria e Drejtësisë akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se nuk kishte ndëshkuar 59 prokurorë me shkelje.

Në tetor në vitit 2017, Edmond Karriqi mori në dorë një dosje të ish-drejtorit të Aeroportin e Kukësit, Agron Xhafa, më pas kandidat për deputet i LSI-së, i cili kishte punësuar rreth 40 persona në Aeroportin e Kukësit, të cilët merrnin rrogën pa u paraqitur asnjë ditë në punë. Xhafa mbante postin e drejtorit nga janari i 2017 deri në momenti që u vu në listën për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prokurorja Rita Gjati e kishte dërguar dosjen në gjykatë, duke kërkuar ndëshkimin e drejtorit të Ilir Metës dhe ish-drejtorit drejtorit Arben Carkanji.

Burime të sigurta kanë bërë me dije se ndaj prokurores Rita Gjati është ushtruar presion i madh për mbylljen e dosjes flagrante, por prokuroja nuk u tërhoq, duke e çuar çështjen në gjykatë. Për këtë dosje, Rita Gjati u ndëshkuar më pas nga Adriatik Llalla, duke e transferuar në Tropojë. Prokurori që e zëvendësoi, Edmond Karriqi, befas tërhoqi dosjen nga gjykata, pas dy seancash gjyqësore më 5 dhe 16 tetor 2017. Më pas Karriqi mbylli dosjen, për të cilën do të japim detaje në vijim.

Megjithatë, në 27 shtator 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të caktonte në mënyrë të përkohshme Edmond Karriqit në krye të Prokurorisë së Kukësit. Në 27 prill 2021, Karriqi, nga prokuror në Kukës, caktohet në Prokurorinë e Lushnjës. Në 18 qershor 2021, pra 12 ditë më parë, KLP-ja vendosi të caktojë sërish Edmond Karriqin përkohësisht në krye të Prokurorisë së Kukësit.

Arsyeja se pse KLP-ja nuk e ka emëruar Karriqin përkohësisht dhe jo përfundimisht në krye të Prokurorisë së Kukësit, ka të bëjë procesin e Vetingut. Prokurori i Arrestuar nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Verifikimet për veprimtarinë dhe pasurinë e tij kanë nisur që në dhjetor të vitit 2019, por ende nuk ishte caktuar një datë për seancën dëgjimore, për t’u njohur me dosjen.(Shqiptarja.com)

6 komente në “Kush është Edmond Karriqi: Nga tërheqja e dosjes së drejtorit të Ilir Metës, tek shkeljet në Durrës, si u ngjit në krye të Prokurorisë së Kukësit”

  1. Ergys says:

    Qenka koktul.Tipik bythtraste qe ka ec perpara ne shtetin rrumpalle.

  2. qytetar says:

    Tha Isak Njutoni .
    Treni godet gjethen por edhe gjethja e godet ate…..
    Rrofte mbrei qe shkateeroj Shqiperine…
    ….SALI BISHA

  3. Or taj eshte kapitalizem bertet vampiri sali says:

    Per gjithe keto akuza per prokuroret,gjykatsit e politikanet qe jane te lidhur me njeri tjetrin per krimet e vjedhjet ne keto 30 vjet,duhen vetem ligjet e soc ose ato te guantanamos(torturat) qe te tregojne dhe deshmojne kunder njeri tjetrit.
    Ndryshe me ligjet e dhjerokracise qe i luten tjetrit qe te tregoj dhe pranoj vjedhjet dhe krimet,asnje nuk pranon ,dhe shoku shokun ose krimineli nxjer te pa fajshem kriminelin

  4. Arber iliri says:

    Nuk dij cfarè provash te tjera duhen per keta kriminele.Keta kane vrare gjithe shoqerine me veprat e tyre.Duhet denim shembullor per keta horra.

  5. pordhkurori says:

    Shikoni dhe ata prokurorat e vlores, Anton Pali dhe Perparim Hoxha me shoke qe po bejne kerdine ne vlore me korrupsion te papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje